31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

A e di se për cilën çështje nuk e dëgjoi Ebu Ubejde halifen e muslimanëve?

Ai nuk e dëgjoi atëherë kur ndodhej në Sham në krye të ushtrisë muslimane, të

cilën e udhëhiqte prej fitores në fitore, derisa nën komandën e tij u çlirua i tërë

Shami dhe arriti deri te lumi Eufrat në lindje dhe në Azinë e Vogël në veri.

Në atë kohë, në Sham, ishte përhapur me të madhe sëmundja e kolerës, saqë

nuk mbahej mend që ndonjëherë të kishin vdekur aq shumë njerëz.

Halifeja i muslimanëve – Umer ibnul Hatabi – nga frika se nga kjo sëmundje

mund ta pësojë edhe Ebu Ubejde, nxitoi dhe e dërgoi një mesazhjer tek ai me

një mesazh në të cilin thuhej: “Unë kam nevojë të madhe për ty, për çka

nuk mund të të zëvendësojë askush. Nëse të mbërrin mesazhi im natën,

kërkoj prej teje që mëngjesi të të gjejë tek unë. E nëse letra ime të arrin

ditën, kërkoj prej teje që mbrëmja të të gjejë tek unë.”

Posa e lexoi Ebu Ubejde letrën e halifit, tha: “E kuptova nevojën e prijësit të

muslimanëve për mua. Ai dëshiron ta mbajë në jetë atë që nuk mund të

mbahet.” Pastaj iu përgjigj letrës së tij me këtë fjalë:

“O prijës i muslimanëve! Unë e kuptova nevojën tënde për mua. Unë

gjendem në mesin e ushtrisë muslimane dhe jam njëri prej ushtarëve të

saj. Nuk dëshiroj ta ruaj veten prej asaj që mund t’u ndodhë atyre. Nuk

dëshiroj të ndahem prej tyre, derisa Allahu ta çojë në vend urdhrin e Vet

për mua dhe për të tjerët. Kur të arrijë letra ime, më lejo të mbetem këtu

ku jam!”

Posa i arriti Umerit letra e Ebu Ubejdes, e lexoi me një frymë e pastaj qau

derisa iu enjtën sytë. Disa nga sahabët që ishin të pranishëm, kur panë

mallëngjimin e tij të madh, e pyetën: “Mos ka vdekur Ebu Ubejde, o prijës i

besimtarëve?”

Umeri u përgjigj: “Jo. por ai është në prag të saj.”

Supozimi i Umerit nuk ishte larg. Nuk shkoi pak kohë dhe Ebu Ubejde u

sëmur nga kolera. Kur vërejti se i ishte afruar vdekja, i porositi ushtarët e tij

me këto fjalë:

“Unë jua lë një porosi, nëse i përmbaheni, do të jeni mirë:

“Faleni namazin, agjërojeni muajin e Ramazanit, jepni sadakanë, bëni

haxhin dhe umren, këshilloni njëri-tjetrin në mirësi, dëgjoni prijësit tuaj e

mos i tradhtoni. Kini kujdes të mos iu mashtrojë dynjaja, sepse njeriu,

sikur të jetojë edhe një mijë vjet, patjetër do të vijë në këtë gjendje në të

cilën më shihni mua.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!