31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rreth çështjes së Ebu Ubejdes dhe babait të tij, Allahu (Xheleshanuhu.), në

Kuranin Famëlartë thotë: “Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e

Gjykimit, e ta dojë atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij,

edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, bijtë e tyre,

vëllezërit e tyre ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka

skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i

shpjerë në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë.

Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me

shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup) e Allahut. Ta dini pra, se

ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit.”(58:22)

Ky veprim i Ebu Ubejdes nuk na habit, sepse fuqia e besimit të tij në Allahun,

sinqeriteti ndaj fesë dhe besnikëria ndaj umetit të Muhamedit, kishin arritur

kulmin e tyre.

Muhamed ibnu Xhaferi rrëfen e thotë:

– Erdhi një delegacion i krishterë te Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) e i

thanë: “O Ebul Kasim! Dërgoje me ne njërin prej sahabëve të tu më të afërt

të gjykojë mes nesh për disa kontestime të ndarjes së pasurisë sonë, të

cilat nuk mundëm t’i zgjidhim vetë. Ju muslimanët te ne keni respekt të

veçantë.”

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) u tha:

– Ejani tek unë në mesditë e unë do ta dërgoj me ju një njeri të fuqishëm

dhe besnik.

Umeri thotë:

– Shkova herët për ta falur namazin e drekës. Asnjëherë nuk e kam

dashur postin më shumë se atë ditë, duke shpresuar të kem fatin të jem i

zoti i atij atributi.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), posa e fali me ne namazin e drekës,

filloi të shikojë djathtas e majtas. Unë ngrihesha sa mundesha që t’i bija në sy.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) vazhdoi ashtu ta hedhë shikimin e tij

në mesin tonë, derisa pa Ebu Ubejde ibnul Xherrahun, të cilin e thirri e i tha:

“Shko me këta dhe gjyko në mes tyre me drejtësi rreth kontestimeve të

tyre.” Atëherë unë thashë me vete: “E mori atë nder Ebu Ubejde!”

Ebu Ubejde nuk shquhej vetëm me besnikëri, por tek ai bashkohej fuqia dhe

besnikëria. Kjo fuqi u manifestua në shumë raste.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!