31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në përcjelljen e fundit, xhenazen ia mbajti daja i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi

ve selem.), Sad ibnu Ebi Vekasi.

Namazin e xhenazes ia fali “pronari i dy dritave”, Uthmani, kurse prej tij i

fundit u nda Aliu, me fjalët: “Allahu të mëshiroftë! E arrite dëlirësinë e

kësaj feje para se të fillojnë përçarjet dhe ngatërresat!”.

[1] – “Shtëpia e Erkamit” – Një shtëpi në Mekë, në të cilën i Dërguari i

Allahut thërriste në Islam. Kjo shtëpi quhej edhe “Shtëpia e Islamit”. I Zoti i

saj ishte Erkam ibnu Abdu Menaf el-Mahzumi.

[2] – Selsebil – emër i një kroi në Ahiret.

06 - Ebu Ubejde Ibnul

Xherrahu

“Secili popull ka besnikun e vet, e besniku i këtij populli është Ebu

Ubejde.” (Muhammedi sal-lAllahu alejhi ve selem.)

Ebu Ubejde ishte një burrë me fytyrë të pastër, pamje të bukur, shtathedhur, i

gjatë e shpatullgjerë. Syri gëzohej me pamjen e tij, shpirti kënaqej dhe zemra

qetësohej në takimin me të.

Përveç këtyre, ai kishte sjellje të mirë, ishte modest dhe i turpshëm. Mirëpo,

nëse ashpërsohej situata dhe e kërkonte momenti, ai bëhej si luani.

Ai i përngjante tehut të shpatës në shkëlqimin e bukurisë së saj, si dhe në

ashpërsinë e të rënave të saj.

Ky pra është besniku i umetit të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem.), Amër

ibnu Abdullah ibnul Xherrah el-Fihri el-Kureshi, i njohur me pseudonimin Ebu

Ubejde.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!