31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Atëherë Abdurrahamn ibnu Aufi nga gëzimi i papërshkrueshëm tha: “Sikur të

kisha mundësi të zgjidhja, do të hyja në Xhenet në këmbë, por dëshmo, o

‘nënë’, se ky karvan, me tërë atë që ka: devetë, ushqimi dhe veshmbathja,

prej këtij momenti janë dhuratë për të varfrit, vetëm për hir të Allahut

(Xheleshanuhu.).”

Prej asaj dite që mori lajmin përgëzues, Abdurrahmanit i ndriçoi fytyra me një

nur hirësie. Filloi të shpërndajë edhe më shumë pasuri për të varfrit, me të

djathtën dhe me të majtën, fshehurazi e haptazi. Shpërndau në emër të

sadakasë 40 mijë derhem argjend, e menjëherë pas tyre 40 mijë dinarë ar. Nuk

vonoi shumë e shpërndau edhe 200 okë ar.

I ndihmoi luftëtarët në rrugën e Allahut me 500 kuaj dhe 1500 deve.

Para se t’i vijë momenti i vdekjes, liroi shumë robër. La porosi që çdo luftëtari

të betejës së Bedrit t’i jepen nga 400 dinarë ari, e atëbotë ishin ende gjallë 100

prej tyre.

Pastaj la amanet që çdo “nëne të besimtarëve” t’i ndahet nga një pjesë e

konsiderueshme e pasurisë, saqë Aishja lutej shpeshherë për të dhe thoshte:

“Allahu ia shoftë etjen me ujët e krojeve të Xhenetit Selsebil!”[2]

Përveç tërë kësaj, familjes së vet i la trashëgim pasuri që nuk mund as të

numërohej. Prej tyre: 1000 deve, 100 kuaj dhe 3000 krerë dele.

Trashëgimtarëve të tij u la ar dhe argjend të shumtë, saqë duart e atyre që

ndanin filluan të lodhen. E tërë kjo ishte fryt i duasë së Pejgamberit (sallAllahu

alejhi ve selem.) që Zoti t’ia shtojë dhe bekojë pasurinë e tij.

Mirëpo, edhe përkundër tërë kësaj pasurie të madhe, kjo aspak nuk e luhati e

as nuk e ndryshoi Abdurrahman ibnu Aufin nga qëndrimet e tij, saqë njerëzit

nuk mund ta dallonin atë në mesin e shërbëtorëve të vet.

Një ditë, derisa agjëronte, për iftar i sollën ca ushqime. E shikoi atë me buzë në

vaj dhe tha: “Kur u vra Musab ibnu Umeri, i cili ishte njeri më i mirë se

unë, nuk mund të gjenim qefin të mjaftueshëm për ta mbuluar. Kur ia

mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët i

zbulohej koka… Ne Allahu na furnizoi me të mirat e Tij në këtë dynja,

prandaj po kam frikë se mos shpërblimi ynë është shpejtuar dhe s’do të

kemi asgjë për botën e ardhshme.”

Pas kësaj filloi të qajë e të dënesë me ngashërim derisa ushqimi u tha.

I lumi Abdurrahman ibn Aufi me një mijë lumturi…

E përgëzoi me Xhenet mbartësi i fundit i shpalljes hyjnore, Muhammedi (sallAllahu

alejhi ve selem.).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!