31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pejgamberit), të varfërve, muhaxhirëve dhe grave të Pejgamberit (sal-lAllahu

alejhi ve selem.). Kur i dërgoi pjesën që i kishte takuar Aishes, ajo pyeti:

– Kush i dërgoi tërë këto të holla?

– Abdurrahman ibnu Aufi. – i thanë.

– Ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.): “Pas meje, askush nuk

do të bëjë mirësi ndaj jush, përveç durimtarëve. – tha ajo.

Duaja e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.) për Abdurrahman ibnu Aufin,

që Allahu t’ia begatojë pasurinë e tij, e përcolli gjatë tërë jetës, derisa u bë më i

pasuri ndër sahabët. Tregtia e tij sa vinte e shtohej. Karvanet e tij shkonin e

vinin pandërprerë duke transportuar grurë, miell, vaj, enë, rroba, erëra

(parfume) dhe çkado që ndihej nevoja për të, ndër banorët e Medinës.

Një ditë arriti në Medinë karvani i Abdurrahman ibnu Aufit me 700

(shtatëqind) deve. Po, po, 700 deve, me ushqim, veshmbathje dhe sende të

ndryshme!

Me të hyrë në Medinë, nga zhurmat e gëzimit, dukej se edhe toka po dridhej.

– Ç’është kjo zhurmë? – pyeti Aisheja.

– Është karvani i Abdurrahman ibnu Aufit me 700 e ca deve me ushqim, –

i thanë.

– Zoti e begatoftë në atë që i ka dhënë prej të mirave të kësaj bote, – tha

Aishja, – por të mirat e tij në Ahiret janë edhe më të mëdha. E kam dëgjuar të

Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ve selem.) duke thënë: “Abdurrahman ibnu Aufi

do të hyjë në Xhenet gjunjazi.”

Ky lajm përgëzues nga “nëna e besimtarëve”, Aishja, i arriti menjëherë në

vesh Abdurrahamnit, madje edhe para se devetë të ulen e të pushojnë. Shkoi

me vrap tek ajo dhe i mallëngjyer nga ndjenjat e emocionet, që i kishin

përshkuar tërë trupin, tha: “Oj nënë, a vërtet e ke dëgjuar këtë nga i

Dërguari i Allahut?”

– Po, – ia ktheu ajo.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!