31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ca plagë, disa prej të cilave ishin aq të thella, saqë dora e njeriut mund të hynte

në to.

Mirëpo, prapëseprapë, kontributi i tij luftarak ishte i vogël në krahasim me

kontributin e tij në pasuri.

Një ditë prej ditësh, Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) dëshironte të

përgatiste një ekspeditë luftarake dhe iu drejtua sahabëve me fjalët:

“Urdhëroni, jepni diçka (nga pasuria), sepse duam të dërgojmë një

ekspeditë (kundër armiqve).” Atëherë, Abdurrahman ibn Aufi nxitoi me të

shpejtë në shtëpinë e tij dhe, kur u kthye, tha: “O i Dërguar i Zotit, kam me

vete katër mijë derhemë, dy mijë po i jap në rrugën e Allahut e dy mijë po

ua lë fëmijëve të mi (familjes sime).”

“Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë që solle… dhe Allahu të bekoftë e

të begatoftë në atë çka ndale (për familjen tënde).” – ia ktheu Pejgamberi

(sal-lAllahu alejhi ve selem.).

Gjatë luftës së Tebukut

Gjatë luftës së Tebukut, e cila është lufta e fundit në të cilën luftoi (dhe mori

pjesë) Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.), ndihej nevojë e madhe për

njerëz dhe për pasuri në përgatitjen e ushtrisë muslimane. Në anën tjetër,

ushtria romake numerikisht ishte shumë më e madhe dhe më e përgatitur në

armatim në krahasim me ushtrinë muslimane.

Atë vit në Medinë mbretëronte një thatësi e madhe, e rruga deri në Tebuk ishte

shumë e gjatë. Rezervat e ushqimit ishin të pakta e ndihej mungesë e madhe

edhe në kafshët mbartëse.

Një grup besimtarësh, të cilëve u digjej e përvëlohej zemra nga dëshpërimi për

shkak të pamundësisë së shkuarjes në luftë, sepse nuk kishte deve të

mjaftueshme për t’i çuar të gjithë deri në Tebuk, shkuan te Pejgamberi (sallAllahu

alejhi ve selem.) duke e lutur me lot në sy që t’u gjejë edhe atyre ndonjë

vend. Mirëpo, i Dërguari i Allahut me keqardhjen më të madhe u detyrua t’i

refuzojë. Ata, të dëshpëruar e me sy të përlotur, filluan të kthehen duke qarë

me dënesë e me ngashërim, saqë i quajtën “Të përloturit”, kurse ushtrinë e

thirrën “Ushtria e vështirësisë”.

Kur e pa këtë skenë rrëqethëse e të prekshme, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve

selem.) i urdhëroi shokët e vet që ta hapnin zemrën dhe të jepnin në rrugën e

Allahut atë çka kishin mundësi.

Muslimanët me nxitim iu përgjigjën thirrjes së Resulullahut, e ndër të parët, si

zakonisht, Abdurrahman ibnu Aufi, i cili ndihmoi ushtrinë muslimane me

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!