31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fillimin e luftës e cila mbaroi me dështimin dhe humbjen e hauarixhëve. Beteja

u zhvillua në Nehrauan, një zonë në juglindje të Bagdadit dhe kjo betejë ishte

shkaku nxitës i havarixhëve për vrasjen e Aliut (radiallahu anhu).

Shehidllëku i Aliut (radiallahu anhu)

Aliu (radiallahu anhu) ra shehid ditën e 17-të të muajit Ramazan të vitit 40

hixhrij. Ai që e vrau ishte Abdurrahman bin Mulxhim, një hauarixh i cili

besonte se duke vrarë Aliun (radiallahu anhu) po afrohej tek Allahu

(xheleshanuhu). Ky hauarixh sëbashku me dy shokët e tij u mblodhën duke

përkujtuar ngjarjet dhe fitnet dhe thanë: Ah, sikur t’i vrisnim kokat e fitnes dhe

të humbjes ashtu që të rehatoheshin njerëzit prej tyre. Ibën Mulxhimi tha: Unë

marr përsipër të vras Aliun (radiallahu anhu). Berëk bin Abdullahi tha: Unë

vras Muauien. Amër bin Bekri tha: Unë e vras Amru bin el Asin. Ranë dakort

që t’i kryenin vrasjet brenda një nate të vetme, Ibën Mulxhimi arriti që ta vriste

Aliun (radiallahu anhu) me një shpatë të helmuar kur ai po shkonte në xhami

për namaz të sabahut duke thërritur: Namazi, namazi, ashtu që t’i zgjonte

njerëzit. Ndërsa dy të tjerët nuk arritën të vrisnin Muauien dhe Amru bin

el Asin. Allahu e mëshiroftë Aliun, prijësin e besimtarëve dhe qoftë i

kënaqur prej tij deri në ditën e gjykimit.

Viti i Bashkimit viti 41 H

Pas vrasjes së Aliut banorët e Irakut ia dhanë besën Hasanit (radillahu anhu) i

cili menjëherë bëri gati ushtritë për të luftuar Muauien (radiallahu anhu),

gjithashtu edhe Muauia u përgatit. Transmeton Buhariu në Sahihun e tij se

Hasan el Basri tha: Uallahi ka ardhur Hasani (radiallahu nahu) dhe është

vënë përballë Muauies me divizione ushtarake të mëdha si malet. Kur i pa

këto, Amru bin el As tha: Me të vërtetë unë shoh se këto ushtri nuk do të

kthehen pa e vrarë kundërshtarin e tyre. Muauia tha: O Amër, nqs ata na

vrasin ne dhe ne i vrasim ata atëherë çfarë përfitova unë apo njerëzit?

Çfarë përfituan bijtë e muslimanëve? Prandaj Muauia (radiallahu anhu)

dërgoi dy burra nga kurejshët, Abdurrahman bin Semurah dhe Abdullah

bin Amrin ashtu që t’i kërkonin Hasanit (radiallahu anhu) paqe dhe

mirëkuptim. Këta të dy i kërkuan paqe dhe marrëveshje Hasanit, i cili pasi

mori zotimet dhe garancitë e tyre jo vetëm që pranoi paqen dhe marrëveshjen

por bile hoqi dorë nga halifati duke ia dorëzuar pushtetin Muauies (radiallahu

anhu). Kjo ngjarje shënoi zhdukjen e fitneve dhe mosmarrëveshjeve njëherë e

përgjithmonë mes muslimanëve. Kjo ndodhi në zbatim të fjalës së Profetit sallAllahu

alejhi ve selem ashtu siç transmeton Buhariu: “Me të vërtetë ky djali

im (nipi im, Hasani) është zotëri dhe shpresohet që Allahu (xheleshanuhu)

të pajtojë me të dy grupe të mëdha muslimane”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!