31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vlera e Leximit të Librave.

Autor: Ibn ‘Abdul-Berr (RahimehUllah)

Burimi: “Xhami’ Bejan el-‘Ilm ue Fadlihi”

Përktheu: Alban Malaj

- 2414: Ebu ‘Abdullah Muhamed bin Isma’il el-Bukhari është pyetur:

“Çfarë e forcon kujtesën?”

Ai u përgjigj: “Shikimi i shpeshtë mbi libra.”

- 2415: Ahmed bin Ebi ‘Imran ka thënë: “Isha me Ebu Ejub Ahmed bin

Muhamed bin Shuxhe’ i cili po rrinte në shtëpinë e tij. Ai dërgoi një nga

djemtë e tij tek Ebu ‘Abdilah bin el-A’rabi për ta ftuar.” Djali u kthye duke

thënë: “I kërkova atij dhe ai ma ktheu: “Unë jam me një grup. Dhe kur të

mbaroj së mësuari nga ata, do të jem aty.” Unë s’pashë as edhe një njeri të

vetëm në shtëpinë e tij. Por, ai kishte para vetes libra të cilët po i shqyrtonte. Ai

shikonte për njëfarë kohe tek ky libër dhe pastaj shikonte tek një libër tjetër.”

Pak kohë më vonë, ai erdhi. Kështu, Ebu Ejubi i tha: “O Ebu ‘Abdilah! I

Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar! Ti ndenjte pas dhe na privove nga

prania jote; biri im tha se ai nuk kishte parë asnjë njeri me ty dhe se ti

the që ishe me një grup dhe se do të vije menjëherë sa të mbaroje së

mësuari nga ata!”

- Ibnul-A’rabi tha: “Ne kemi shokë të cilët ulen me ne dhe nuk na

shqetësojnë, besnikë që mund t’u zësh besë kur janë të pranishëm ose kur

mungojnë. Ata na bëjnë dobi me dijen e tyre rreth ngjarjeve të shkuara;

dhe mençuri, sjellje dhe mendime që janë të kulluara; Pa patur frikë për

konflikte apo shoqëri të keqe, dhe nga gjuha dhe dora e tyre nuk ke asfarë

frike; Kështu, nëse thua se ata janë të vdekur! Ti po rrenë, dhe nëse thua

se ata janë të gjallë, të vërtetën e ke pranë...”1

- 2416: I thanë Ebil-‘Abbas Ahmed bin Jahja (Tha’leb): “Njerëzit e ndiejnë

shumë mungesën tënde. Sikur ta lije shtëpinë për pak dhe të dilje tek

njerëzit që ata të mund të përfitojnë nga ty dhe t’i t’u bësh dobi atyre.”

Ai ndenjti i heshtur gati një orë dhe tha: “Sikur të shoqëronim mbretërit, ata

do të silleshin me ne plot mendjemadhësi, dhe do t’i shkelnin me këmbë

të drejtat e atyre që po i mbajnë në shoqëri. Ose sikur tregëtarët t’i

shoqëronim, ne do të ishim pikëlluar, dhe veç para do të numëronim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!