31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shkak i kësaj lufte ishte dalja e Aishes (radiallahu anha) së bashku me Talhan,

Zubejrin dhe shumë njerëz të tjerë të cilët u nisën për në Basra me nijetin e

mirë për të qetësuar gjendjen, për të afruar zemrat e për të pajtuar mes

njerëzve, duke pasur parasysh fjalën e Allahut (xheleshanuhu): “Nuk ka dobi

në shumë biseda të fshehta që bëhen përveç ata që urdhërojnë për

sadaka apo vepra bamirësie apo pajtim mes njerëzve” (Nisa 114).

Kur Aliu (radiallahu anhu) dëgjoi për daljen e Aishes drejt Basras, mori

ushtrinë e tij dhe doli të takohej me ta duke dëshiruar edhe ai pajtimin dhe

përmirësimin. Kjo gjë shihet qartë me dialogun që zhvilloi me disa njerëz të tij,

kur u pyet: Për ku je nisur o emiri i besimtarëve? Jemi nisur për pajtim dhe

përmirësim nqs pranon Aishja dhe ata që janë me të. I thanë: Po nqs ata nuk

përgjigjen ashtu siç dëshiron ti? Tha: I lëmë ata në justifikimin e tyre, u

japim hakun që u takon dhe vazhdojmë në rrugën tonë. I thanë: Po n.q.s.

nuk kënaqen me këtë? Tha: Do t’i lëmë (rehat) për aq kohë sa ata na lënë

neve. I thanë: Po n.q.s. nuk na lënë? Tha: Atëherë do të mbrohemi.

U takuan dy palët, Aliu (radiallahu anhu) bisedoi me Aishen (radiallahu anha)

dhe u arrit mirëkuptimi mes tyre, duke kaluar kështu të dy ushtritë një natë të

mirë dhe të qetë. Mirëpo nxitësit e fitnes (Abdullah bin Sebe me shokët e tij)

ia kishin frikën kësaj marrëveshjeje dhe këtij mirëkuptimi sepse do të zbulohej

çështja e tyre dhe do të vriteshin, prandaj aty rreth mëngjesit u ndanë këta

munafikë në dy grupe ku secili grup sulmoi kampin e tjetrit duke krijuar idenë

se u shkel marrëveshja dhe secila ushtri po sulmonte tjetrën. Kjo bëri që

njerëzit të merrnin armët dhe të fillonte lufta. Kjo luftë u ndërpre vetëm pasi që

u vra deveja e Aishes (radiallahu anha) dhe ajo u rrëzua, ky fakt shënoi fundin

e kësaj beteje. Aliu (radiallahu anhu) përgatiti udhëtimin e kthimit të Aishes së

bashku me të vëllanë e saj Muhamed bin Ebi Bekr dhe i shoqëroi vetë në

Medine.

– Lufta e dytë: Beteja e Sifinës (37 H)

Edhe kjo betejë si ajo e para ishte rezultat i nxitjes së munafikëve të cilët

shfrytëzuan mosmarrëveshjen që ekzistonte mes Aliut dhe Muauies (shkaqet e

kësaj mosmarrëveshjeje i kemi sqaruar më lartë). Pala e Aliut kishte

nënshkruar një marrëveshje me palën e Muauies në të cilën përcaktohej një

periudhë 6 mujore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, gjë kjo e cila tregon se të

dyja palët e urrenin luftën dhe kërkonin zgjidhje me mirëkuptim. Mirëpo edhe

kjo gjë nuk çoi në zhbllokimin e situatës ku si pasojë filloi lufta. Në fillim u

zhvilluan ca përleshje të vogla për shkak të ujit i cili gjendej nën zotërimin e

ushtrisë së Muauies. Ushtarët e Aliut (radiallahu anhu) dolën fitimtarë dhe i

përzunë ushtarët e Muauies, mirëpo Aliu (radiallahu anhu) urdhëroi ushtarët e

tij që të merrnin ujë aq sa kishin nevojë dhe t’ia linin ujin përsëri ushtarëve të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!