31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

person të vetëm kjo është më e mirë për ty se sa të kesh një kope me

deve të kuqe”.[24]

10 – Nga Dahak bin Muzahim përcillet se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ve

selem ka thënë: “O Ebu Turab, a dëshiron të të tregoj për dy njerëzit më të

këqinj (më të prishur) të të gjitha kohërave! Tha: Patjetër o i dërguari i

Allahut. Tha: “Uhejmiri, i popullit Themud, ai i cili theri devenë dhe ai i

cili do të të godasë ty këtu (bëri me shenjë ballin e Aliut) derisa të laget

kjo (mjekra) nga gjaku”.[25]

11 – Nga Sefijneh bin Ebi Abdurrahman ka thënë: Kam dëgjuar Profetin sallAllahu

alejhi ve selem duke thënë: “Halifati (i drejtë) pas meje do të jetë 30

vjet, pastaj do të jetë sundim (mbretëri)”. Sefineh thotë: Ebu Bekri e mbajti

halifatin dy vjet, pastaj Umeri dhjetë vjet, pastaj Uthmani dymbëdhjetë

vjet dhe më pas Aliu gjashtë vjet”.[26]

12 – Nga Ebu Seidi transmetohet se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ve

selem ka thënë: “Do të vritet Amari nga pala zullumqare, ai i thërret ata

për në Xhenet ndërsa ata e thërrasin për në zjarr”.[27] Tha Amari: Kërkoj

mbrojtje tek Allahu nga fitnet. Amari ishte pjesëtar i ushtrisë së Aliut

radiallahu anhu).[28]

Marrja e halifatit dhe besatimi i sahabëve

Pas vrasjes së Uthmanit radiallahu anhu, muslimanët zgjodhën si prijës të tyre

Aliun (radiallahu anhu) i cili në fillim nuk pranoi, por kur pa këmbënguljen e

sahabëve e mori përsipër halifatin ashtu që t’i jepte fund fitneve dhe t’i largonte

rebelët, komplotistët të cilët kishin në dorë Medinen. Këta të fundit u dhanë

ultimatum sahabëve se n.q.s. nuk zgjidhnin një halife brenda dy ditëve atëherë

do të vrisnin anëtarët e konsultimit (shuras), sahabët e mëdhenj: Aliun,

Talhan, Zubejrin dhe kë të mundnin tjetër. Duke parë këtë gjendje u mblodhën

muhaxhirët dhe ensarët rreth Aliut i cili e pa si obligim ta merrte përsipër

drejtimin e halifatit, kështu që në datën 19 Dhulhixheh Aliu doli në xhami, hipi

në minber dhe aty ia dhanë besën muhaxhirët, ensarët dhe kush ishte tjetër

aty, mes tyre ishin Zubejr bin Auam dhe Talha bin Ubejdullah. Allahu

(xheleshanuhu) është i Gjithdijshmi, i Urti, i Drejti në caktimin e Tij dhe

gjykimin e Tij.

Nga caktimi i Allahut (xheleshanuhu) ishte që të zgjaste fitneja pas vrasjes së

Uthmanit (radiallahu anhu) si sprovë me të cilën Allahu i sprovoi muslimanët,

fitne kjo që u ripërtëri me ngjarje të reja të organizuara dhe të nxituara nga

armiqtë e islamit me në krye çifutin Abdullah bin Sebe.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!