31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

jeshë tek unë sikur pozita e Harunit me Musain, veçse nuk ka Profet pas

meje”.[13] Në realitet Aliu ia kërkoi këtë gjë Profetit pasi dëgjoi fjalë fyese për

të nga hipokritët.

Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të në momentin e vdekjes së Profetit sal-lAllahu

alejhi ve selem, pati nderin që të lante trupin e pastërt të Profetit dhe ta

varroste atë duke hyrë vetë në varrin e tij.

Aliu në kohën e Halifeve

Thuhet se Aliu radijallahu anhu u vonua në dhënien e besës Ebu Bekrit po

ashtu eshe Zubejr bin Auami, porse në të vërtetë ai që shikon ngjarjet dhe

rrjedhën e tyre e kupton se ai nuk është vonuar dhe se aid he Zubejri ishin të

justifikuar. Aliu dhe Zubejri u morën me kujdesjen e xhenazes së Profetit

sal-lAllahu alejhi ve selem, larjen dhe pregatitjen e varrit të tij, ndaj dhe

ai nuk ishte në momentin kur njerëzit i dhanë besën Ebu Bekrit. Kur Ebu

Bekri hipi në member, hodhi një vështrim ndër njerëz dhe nuk i zuri syri

Aliun dhe Zubejrin, dërgoi njerëz t’i gjenin dhe ata erdhën në xhami dhe i

dhanë besën Ebu Bekrit”.[14] Madje vet Aliu tregon kur mban hytbe në Kufe,

pasi lavdëroi Ebu Bekrin dhe Umerin tha: “Muslimanët ua dhanë besën atyre

të kënaqur dhe unë isha i pari nga bijtë e Mutalibit që ia dhashë

besën”.[15] Aliu më pas ishte një ndër konsulentët e Ebu Bkerit, Umerit dhe

Uthmanit, ai qëndroi në krah të tyre qoftë në luftën kundër dezertorëve dhe

qoftq në luftërat çliruese të cilat u ndërmorën në kohën e Umerit dhe Uthmanit

Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Madje Umeri e ka lënë Aliun si mëkëmbës të tij në Medine disa herë. Ndërsa

Aliu e martoi vajzën e tij Umu Kulthumin me Umerin dhe kjo ishte një shenjë

miqësisë, respektit dhe vlerësimit që kishin me njëri-tjetrin.

Po ashtu Umeri e zgjodhi Aliun për të qenë tek të gjashtë sahabet që meritonin

për të qënë halife i muslimanëve pas tij.

Ai po ashtu ndogji të njëjtën politikë edhe me Uthmanin dhe hilafetin e tij,

madje ishte konsulent i afërt i Uthmanit, ishte i dyti që i dha besën atij, e

mbështeti Uthmanin në nismat e tij si mbledhja e Kuranit në një dialect të

vetëm, luftërat e tij çliruese në afrikë etj.

Madje kur ndodhi fitnja e vrasjes së Uthmanit ai para se të vritej Uthmani,

dërgoi një mesazh tek ai ku i thoshte: Unë kam njerëz që janë mbledhur rreth

meje dhe janë të gatshëm të luftojnë për të mbrojtur ty, sepse ti je në të

drejtën. Por Uthmani e dinte që do të vritej, ndaj kërkoi prej të gjithëve që të

mos merrnin luftë në medine dhe se ky ishte urdhër i tij për të gjithë ata që e

dëgjonin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!