31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Atëherë Uthmani (radiallahu anhu) tha: “Allahu Ekber, pasha Zotin e Kabes,

dëshmoni për mua se unë jam shehid (tre herë).” [31]

Sahabët ishin të mbledhur rreth Uthmanit (radiallahu anhu) të gatshëm

për ta mbrojtur [32] dhe luftuar, mirëpo ai e dinte se sido që të shkonin

punët, do të vritej padrejtësisht, pasi kështu e kishte lajmëruar Profeti,

sal-lAllahu alejhi ve selem, prandaj nuk donte që të vritej askush për të

dhe i urdhëroi të gjithë sahabët që të shpërndaheshin nëpër shtëpitë e

tyre. [33] Një natë para se të vritej kishte vendosur të agjëronte të nesërmen.

Aty nga fundi i natës pa në ëndërr Profetin, sal-lAllahu alejhi ve selem, duke i

thënë: “A të kanë rrethuar o Uthman? A të kanë ndaluar ujin o Uthman?

Nëse ti dëshiron mund të fitosh ndaj tyre ose të çelësh iftar këtu te ne.”

dhe i dha një enë me ujë. Më pas, kur u zgjua, bashkëshortja e tij iu afrua dhe

i solli ujë që të pinte, por ai tha: ”Unë jam agjërueshëm.” dhe se Profeti i

kishte ofruar ujë për iftar. [34] Mëngjesin e asaj dite u futën munafikët në

shtëpinë e Uthmanit ndërkohë që ai po lexonte Kuran. Iu afrua një burrë

egjiptian që quhej Xhebleh nga fisi Benu Sedus, i cili i gjuajti me shpatë,

mirëpo Uthmani u mbrojt me njërën dorë të cilën ia këputi goditja e shpatës

dhe gjaku rrodhi mbi ajetin Kuranor: “Allahu të mjafton ty ndaj tyre.”

(Bekare 137). [35] Atëherë mushafi i ra nga dora dhe tha: “Uallahi, kjo është

dora e parë e cila i ka shkruar suret e pjesës së shtatë të Kuranit,”,

[36] sepse siç dihet Uthmani ka qenë prej shkruesve të shpalljes, bile i pari që

ka shkruajtur drejtpërdrejt nga Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem. Erdhi

gruaja e tij që ta mbronte nga një goditje tjetër, e cila i këputi asaj gishtat e

dorës, e mori Kuranin dhe e vendosi në prehërin e saj dhe pas kësaj erdhi

goditja vdekjeprurëse, e cila e vrau Uthmanin (radiallahu anhu). Atëherë e

shoqja e tij u hodh mbi të. Dikush prej tyre tha: “Allahu e vraftë këtë grua, sa

të mëdha i ka të pasmet e saj.” Ajo tha: “Aty u binda se këta e bënë gjithë

këtë vetëm për interes dunjaje.” [37] Kjo ndodhi në ditën e xhuma, në 18

Dhulhixhe të vitit 35 H., duke zgjatur kështu halifati i tij 12 vjet, në

moshën 82 vjeçare. [38] Allahu e mëshiroftë prijësin e muslimanëve që u

vra padrejtësisht dhe qoftë i kënaqur me të deri në ditën që do ta takojë!

[1] – Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibnu Maxhah dhe Ahmedi.

[2] – Nesaiu: 2/766. Sahih

[3] – Transmeton Buhariu, nr. 3697.

[4] – Buhariu: 3695.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!