31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të Uthmanit (radiallahu anhu). Shpifjet e këtij munafiku zunë vend në Kufe,

Basra dhe Egjipt, të cilët dërguan nga një delegacion në Medine për t’u marrë

vesh me Uthmanin (radiallahu anhu). Këto delegacione që kryesoheshin nga

Abdullah bin Sebe u takuan me Uthmanin dhe Aliun (radiallahu anhu). Ata u

sqaruan atyre se çdo gjë ishte në rregull dhe se këto ishin shpifje dhe u

premtuan atyre se do ndreqnin çdo parregullsi. Pasi mbaruan misionin e tyre,

delegacionet dolën nga Medina për t’u kthyer në vendet e tyre. Abdullah bin

Sebe, kur e pa këtë situatë, trilloi një letër të cilën pretendonte se e dërgonte

Uthmani (radiallahu anhu) te valiu i Egjiptit dhe e urdhëronte që të vriste

delegacionin që po kthehej. Abdullah bin Sebe e dërgoi këtë letër me një korrier

që i u sillej para e mbrapa delegacionit egjiptian, të cilët u shqetësuan dhe e

kapën këtë person duke i zbuluar letrën e fshehur. Pas kësaj ata u kthyen

përsëri në Medine duke lajmëruar edhe delegacionet e tjera që të ktheheshin

dhe rrethuan shtëpinë e Uthmanit duke mos e lejuar që të dalë jashtë.

Megjithëse Uthmani (radiallahu anhu) u mundua t’u shpjegonte të vërtetën dhe

t’i bindte se ajo letër nuk është e vërtetë duke kërkuar verifikimin e saj, ata

nuk pranonin asnjë lloj sqarimi dhe u mjaftuan me thënien: “Allahu e ka

lejuar gjakun tënd për këtë veprim.”. Ata e rrethuan dhe Uthmani

(radiallahu anhu) qëndroi i rrethuar në shtëpinë e tij dyzet ditë. Në fillim e

lejonin që të dilte vetëm për namaze, pastaj ia ndaluan edhe namazet përveç

xhumasë ku mbante dhe hutben. Kur vendosën ta pengonin edhe për namazin

e xhumasë, filluan ta gjuanin në hutbe me gurë të vegjël duke i thënë: “Zbrit,

zbrit o plak!”. Aty i morën shkopin e Profetit që përdorte në hutbe dhe e

thyen. Pas kësaj ia ndërprenë edhe ujin që i vinte në shtëpi. Kur e pa këtë

gjendje, Uthmani (radiallahu anhu) kërkoi një takim me drejtuesit e revoltës,

ku u tha atyre: “Po ju pyes në emër të Allahut dhe të Islamit, a e dini se

kur Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, erdhi në Medine nuk kishte ujë të

pijshëm përveçse pusit të Rumes, për të cilin Profeti, sal-lAllahu alejhi ve

selem, tha: ‘Kush e blen pusin e Rumes dhe e bashkon kovën e tij me

kovat e muslimanëve (e bën sadaka ujin e pusit), Allahu do t’ia

zëvendësojë me një pus më të mirë në Xhenet.’ dhe unë e bleva atë,

ndërsa ju sot më ndaloni mua që të pi prej tij [29] dhe më lini të pi ujë të

kripur?” Ata thanë: “Po, ashtu është.” Uthmani (radiallahu anhu) tha: “Po ju

pyes në emër të Allahut dhe Islamit, a e dini se kur xhamia nuk mjaftonte

më për njerëzit dhe Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: ‘Kush e blen

tokën e filanit që t’ia shtojë xhamisë dhe Allahu (xheleshanuhu) do t’ia

zëvendësojë me më të mirë në Xhenet.’, unë e bleva atë me pasurinë time,

kurse ju sot më ndaloni që të falem në të, qoftë dhe dy rekate?” Ata thanë:

“Po, ashtu është.” Uthmani (radiallahu anhu) tha përsëri: “Po ju pyes në

emër të Allahu dhe Islamit, a e dini se unë jam ai që përgatita ushtrinë e

vështirësisë, për të cilën Profeti tha: ‘Kush i përgatit ata, Allahu do ia falë

atij mëkatet.’?” Ata thanë: “Po, ashtu është.” [30] Tha: “Po ju pyes në

emër të Allahut dhe Islamit, a e dini se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

ishte mbi mal së bashku me Ebu Bekrin, Umerin dhe mua, kur u trondit

mali, të cilin e goditi me këmbë dhe i tha: ‘Qëndro se ke mbi vete një

Profet, një të sinqertë dhe dy shehidë.’?”. Ata thanë: “Po, ashtu është.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!