31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ka ardhur në disa transmetime se ai që e orientoi Umerin ta fillonte kalendarin

hixhrij nga muaji Muharrem, ishte pikërisht Uthmani. Pasi vendosën ta fillonin

llogaritjen e viteve nga hixhreti i Profetit, i cili ishta dallues i së vërtetës nga e

kota, ata nuk po binin në ujdi se nga ç’muaj duhet ta fillonin llogaritjen dhe

këtu Uthmani dha versionin e tij, që më pas u pëlqye nga të gjithë, se duhet të

fillonte nga muaji Muharrem. Këtë e argumentoi: “Sepse ai është muaj i

shenjtë, është muaji i parë në llogaritje dhe është muaji që vjen pas

haxhit.” [16]

Marrja e halifatit në dorëzim dhe betimi i sahabëve

Kur u vra Umeri, radiallahu anhu, disa muslimanë kërkuan prej tij që të

zgjidhte një person të përshtatshëm për të marrë përsipër drejtimin e halifatit.

Umeri, radiallahu anhu, tha: “Unë nuk shoh më të meritueshëm për këtë

çështje, sesa këta persona ndaj të cilëve ishte i kënaqur Profeti, sallAllahu

alejhi ve selem, kur vdiq.” dhe përmendi Aliun, Uthmanin,

Abdurrahman bin Aufin, Sad bin Ebi Uekasin, Zubejr bin Auamin dhe Talha

bin Ubejdullahin. Umeri kërkoi prej tyre që të mblidheshin pas vdekjes së tij

dhe të zgjidhnin njërin prej tyre si halife. Umeri tha: “E porosis atë që do të

jetë halife pas meje, të sillet mirë me muhaxhirët e parë, t’ua njohë atyre

vlerat që u takojnë, t’i respektojë ata. Po ashtu e porosis të nderojë

ensarët, ata që përgatitën vendbanimin e emigrimit, të pranohet e mira

nga bamirësi prej tyre dhe të falet gabimi i gabimtarit. Po ashtu e porosis

të sillet mirë me muslimanët nëpër kufinj, sepse ata janë mburoja e

Islamit, mbledhësit e pasurive dhe mllefi i armiqve, të mos u merret atyre

përveç tepricës, me miratimin e tyre. E porosis të sillet mirë me beduinët

arabë, sepse ata janë origjina e arabëve dhe baza e Islamit. T’u merret

pasuria (zekati) të pasurve të tyre dhe t’u jepet të varfërve të tyre. E

porosis të ruajë besën e Allahut dhe të Dërguarit dhe ta përmbushë atë!”

[17]

Pasi vdiq dhe u varros Umeri, radiallahu anhu, u mblodhën këta gjashtë

persona dhe filluan diskutimet, Abdurrahmani tha: “Le t’ia caktojmë këtë

çështje secili njërit prej ju të treve.” Zubejri tha: “Unë heq dorë dhe them

t’ia caktojmë Aliut.” Talha tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë

Uthmanit.” Sadi tha: “Unë heq dorë dhe them t’ia caktojmë Abdurrahman

bin Aufit.” Abdurrahmani tha: “Kush prej jush tërhiqet dhe t’ia caktojmë

tjetrit këtë përgjegjësi?” Të dy heshtën. Abdurrahmani tha: “A ma lini mua

në dorë që të zgjedh më të mirin prej jush me ndihmën e Allahut?” Të dy

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!