31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Transmetohet nga Aishja, e cila tha: “Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

tha: ‘O Uthman, nëse Allahu ta ngarkon përsipër këtë çështje (halifatin)

dhe do duan munafikët të ta heqin këtë këmishë që Allahu (xheleshanuhu)

ta veshi, ti mos e hiq derisa të takohesh me mua (e përsëriti këtë tri

herë).’” [9]

Përcillet nga Ibnu Umeri, i cili tha: “Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, na

përmendi një fitne dhe tha: ‘Do të vritet ky person në këtë fitne

padrejtësisht.’ dhe kishte fjalën për Uthmanin.” [10]

Po ashtu përcillet nga Aishja, radiallahu anha, e cila tha: “Profeti. sal-lAllahu

alejhi ve selem. në sëmundjen e tij tha: ‘Do doja të kisha pranë ndonjërin

prej shokëve të mi.’ Thamë: ‘O i dërguari i Allahut, a ta thërrasim Ebu

Bekrin?’ Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, heshti. Thamë: ‘A ta

thërrasim Umerin?’ Përsëri heshti. Thamë: ‘A ta thërrasim Uthmanin?’

Tha: ‘Po.’ Uthmani erdhi, u veçua me të Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem

dhe filloi të bisedonte. Gjatë bisedës ndërroi fytyra e Uthmanit. Tregon

shërbëtori i Uthmanit se ai, ditën në të cilën u vra, ka thënë: ‘Profeti. sallAllahu

alejhi ve selem ka marrë prej meje një zotim dhe unë do t’i

përmbahem atij zotimi, do të duroj.’”[11]

10 – Uthmani (radiallahu anhu) ishte prej shembujve më të rrallë që mund

të gjejmë për sa i përket sakrificës dhe dhënies sadaka në rrugë të

Allahut. Transmeton Tirimidhiu nga Abdu Rrahman bin Semurah, i cili

tha: “Erdhi Uthmani te Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, me një mijë

dinarë, të cilat i hodhi në prehrin e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem,

për të përgatitur ushtrinë e vështirësisë.” Thotë AbduRrahmani: “E pashë

Profetin, sal-lAllahu alejhi ve selem, duke i rrotulluar ato dinarë në

prehrin e tij dhe duke thënë: ‘Le të bëjë çfarë të dojë Uthmani pas kësaj

dite!’ duke e përsëritur dy here.” [12]

Uthmani ishte ai që hapi pusin e Rumes dhe e bëri sadaka për muslimanët,

pasi dëgjoi fjalën e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem: “Kush e hap pusin e

Rumes, atij i takon Xheneti.” [13]

Në një vit, të gjitha puset u thanë, përveç një pusi që e posedonte një çifut dhe

ishte Uthmani ai që e bleu këtë pus me një çmim shumë të shtrenjtë dhe e bëri

sadaka për muslimanët, siç e fali pusin e Rumes.

Uthmani gjatë kohës së Ebu Bekrit

Utmani, radijallahu anhu, ka qënë njëri ndër konsulentët kryesorë në qeverinë

e çdonjërit prej të dyve, Ebu Bekrit dhe Umerit, shpeshherë i mernin mendimin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!