31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pastaj me Uthmanin, pastaj linim shokët e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve

selem dhe nuk bënim dallim mes tyre.” [3]

02 – Profeti e ka përgëzuar se do të jetë shehid. Përcillet nga Enesi,

radiallahu anhu, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, u ngjit në Uhud së

bashku me Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin dhe papritmas Uhudi u

drodh. Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: “Qëndro o Uhud, se mbi

vete ke një Profet, një të sinqertë dhe dy shehidë.” [4]

03 – Profeti ka dëshmuar se ai do të jetë në Xhenet. Përcillet nga

AbduRrahman bin Aufi, që ka thënë se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

tha: “Ebu Bekri është në Xhenet, Umeri është në Xhenet, Uthmani është

në Xhenet…”. [5]

04 – Utmani ka qënë njeri tejet i turpshëm, madje aq i turpshëm sa dhe

melaiket dhe Profeti turpëroheshin prej tij. Transmetohet nga Enesi,

radiallahu anhu, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “…njeriu

më i turpshëm i umetit është Uthmani.” [6]

Ndërsa nga Aishja, radijAll-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Ishte

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem i shtrirë në shtëpinë time dhe kishte

zbuluar kërcinjtë e këmbës apo kofshët e tij. Erdhi Ebu Bekri dhe kërkoi

për të hyrë. I dha leje dhe qëndroi në atë gjendje që ishte. Filluan bisedën

dhe pas pak erdhi Umeri, i cili kërkoi leje për të hyrë. I dha leje dhe

qëndroi në të njëjtën gjendje. Vazhduan bisedën dhe pas pak erdhi

Uthmani, i cili kërkoi leje për të hyrë. Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

u ngrit ulur, i drejtoi rrobat e tij, pastaj i dha leje për të hyrë. Pasi

mbaruan bisedën dhe dolën, Aishja e pyeti Profetin, sal-lAllahu alejhi ve selem,

duke i thënë: “Hyri Ebu Bekri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi

(ndryshimit të qëndrimit), pastaj hyri Umeri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i

dhe rëndësi, kur hyri Uthmani u ngrite ulur dhe drejtove rrobat e tua!”

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: “E si të mos kem turp nga një person

prej të cilit kanë turp edhe engjëjt.” [7]

06 – Profeti e përgëzon se gjatë sprovës që do ta godasë, ai do të jetë në

të drejtën dhe duhet të durojë, madje nuk duhet t’u përgjigjët kërkesave

të arrogantëve dhe hipokritëve. Përcillet nga Kab bin Uxhrah, i cili ka

thënë: “Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, na përmendi një fitne që do

ndodhte së afërmi. Aty pranë nesh kaloi një burrë me kokën të mbuluar,

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: ‘Ky njeri në atë kohë do të jetë në

të drejtën.’ E kapa këtë person dhe ia zbulova kokën, ai ishte Uthmani. U

drejtova nga Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, dhe thashë: ‘A ky është?’

Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: ‘Po, ai është.’” [8]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!