31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mësuar muslimanëve disa lloje zanatesh që ai posedonte si p.sh. :

zdrukthëtarinë, gdhendjen, kovaçanën etj. Ai kishte përgatitur një thikë të

veçantë me dy maja e të helmosur, për të vrarë halifen e muslimanëve, gjë të

cilën e arriti në një namaz sabahu, pasi kishte filluar namazi. Ai e goditi

Umerin gjashtë herë, njëra prej këtyre goditjeve ishte poshtë kërthizës, e cila u

bë shkak për vdekjen e tij. Kjo ndodhi më 23 Dhulhixhe të vitit 23 H. Bashkë

me Umerin vrasësi theri edhe 13 burra gjatë ikjes së tij mes safeve, ku shtatë

prej tyre vdiqën. Në fund ky kriminel, kur e kuptoi se do të kapej, u vetëvra.

Pas kësaj Umeri jetoi edhe tri ditë të tjera e ndërroi jetë më datë 26 të muajit

Dhulhixhe. E lau, e qefinosi dhe ia fali namazin djali i tij, Abdullahi, dhe u

varros pranë dy shokëve të tij. Halifati i tij zgjati dhjetë vjet e gjashtë muaj.

Transmeton Buhariu nga Amru bin Mejmuni, i cili thotë: “Isha në këmbë afër

Umerit (radijAll-llahu anhu), ku mes meje dhe tij ishte vetëm Abdullah bin

Abasi, në mëngjesin e asaj dite në të cilën u vra. Ishte Umeri (radijAll-llahu

anhu) që kalonte mes safeve dhe u thoshte: ‘Drejtohuni!’, derisa nuk shikonte

boshllëqe, e atëherë dilte përpara dhe merrte tekbir. Lexoi në rekatin e parë

suren ‘Jusuf’ ose ‘Nahl’, ashtu që të priste njerëzit derisa të vinin. Kur mori

tekbir (për ruku) e dëgjova të thoshte në momentin e therjes: ‘Më vrau qeni.’.

Pastaj vrasësi u tërhoq duke kaluar mes safeve dhe therte kë të gjente majtas e

djathtas, duke therur kështu 13 burra, shtatë prej të cilëve vdiqën. Duke parë

këtë situate, një burrë prej muslimanëve i hodhi një rrobë përsipër kriminelit.

Vrasësi, kur u bind se do kapej, vrau veten. Ndërkohë Umeri (radijAll-llahu

anhu) kapi për dore Abdu Rrahman bin Aufin dhe e nxori përpara. Ata që ishin

prapa Umerit e panë se ç’ndodhi, ndërsa ata që ishin në cepa nuk morën vesh

gjë, biles filluan të thonë Subhanallah, kur humbi zëri i Umerit. Abdu

Rrahman bin Aufi e plotësoi namazin shpejt e shpejt, dhe kur mbaruan Umeri

tha: ‘O Ibn Abas, shiko se kush më vrau.’ Pas pak erdhi Ibn Abasi dhe tha:

‘Ishte robi i Mugiras.’ Umeri tha: ‘Zoti e vraftë, El- hamdulilah që nuk ishte

vrasësi im ndonjë musliman.’

“Pas kësaj u vendos në shtëpinë e tij, pas pak i dhanë një lëng që ta pinte

por i doli nga plagët; iu dha qumësht, por përsëri i doli nga vrimat, e aty u

kuptua se do vdiste. Filluan ta vizitonin njerëzit dhe t’i shprehnin

lavdërime nga më të ndryshmet, derisa erdhi një djalosh dhe tha:

‘Përgëzohu o Emir i besimtarëve, me përgëzimin e Allahut, ti që

shoqërove Profetin, sal-lAllahu alejhi ve selem, ti që ke pozitë të veçantë

siç e di dhe vetë, e more halifatin dhe mbajte drejtësi, ndërsa tani je

shehid.’ Tha Umeri (radiallahu anhu): ‘Do doja të dilja nga kjo botë as për

mua e as kundër meje.’ Kur djaloshi iku, Umeri (radiallahu anhu) e pa rrobën

e tij poshtë zogut të këmbës dhe tha: ‘O djalosh, ngrije rrobën tënde, sepse

kjo është më e mirë për rrobën tënde dhe më e devotshme për Zotin tënd.’

Tha: ‘O Abdullah, shiko se sa borxhe kam.’ Pasi i bënë llogarinë, gjetën se

borxhi i tij arrinte 86.000 dirhemë. Pasi la porosi ta shlyenin borxhin, i tha

Abdullahut: ‘Shko tek Aishja, bëji selam prej meje, dhe mos i thuaj nga

Emiri i besimtarëve, sepse unë sot nuk jam më emir, por thuaji: ,Të

kërkon leje Umeri, biri i Hatabit, që të varroset pranë dy shokëve të tij.,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!