31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kur u ballafaquan dy ushtritë me njëra-tjetrën, Rustumi kërkoi nga Sadi ebi

bin Uekasi që të dërgonte një burrë të zgjuar e të dijshëm, ashtu që ta pyeste

rreth disa çështjeve, sepse ai (Rustumi) çuditej se çfarë i bëri arabët të

ndryshonin kaq shumë, kur dihej se më parë ata kanë qenë gjithmonë të

nënshtruar dhe pa kurrfarë peshe në krahasim me persët. Sad ibn ebi Uekasi

dërgoi disa persona njëri pas tjetrit tek Rustumi, mes të cilëve ishte Ribij bin

Amiri. Hyri Ribije te Rustumi, i cili kishte urdhëruar që dhoma ku do bëhej

takimi, të zbukurohej me shtroja prej mëndafshi, me jastëkë të qëndisur me

flori, mbushur vendi me perla, diamante dhe zbukurime të tjera. Rustumi ishte

ulur në një krevat floriri dhe në kokë mbante kurorën e tij, e cila i merrte

shikimet e njerëzve. Ndërsa Ribija ishte i veshur me disa rroba të vjetra e të

grisura, mbante me vete armët e tij, mburojën, përkrenaren dhe ishte i hipur

mbi një kalë të vogël. Kur hyri dhe pa zbukurimet e tyre dhe mburrjen e tyre,

deshi t’u tregonte se atij nuk i interesonin aspak dhe as që ua hidhte sytë

zbukurimeve të tyre. Prandaj kur hyri brenda me kalin e tij, shkeli mirë e mirë

shtrojat e shtrenjta, pastaj zbriti dhe e lidhi kalin e tij te disa jastëkë. U afrua

me kokën lart, me hapa të vendosur, me armët ngjeshur. I thanë: “Lëri

armët!” Tha plot krenari: “Unë nuk erdha me dëshirën time, jeni ju ata që

më thërritët, prandaj më lini kështu ose u ktheva.” Rustumi tha: “Lëreni

të afrohet.” U afrua duke u mbështetur me shtizën e tij mbi jastëkët e

shtrenjtë, derisa i grisi shumicën e tyre. Rustumi tha: “Çfarë ju ka sjellë

këtu?” Tha: “Allahu na ka dërguar që të nxjerrim atë që Ai do, nga

adhurimi i njerëzve tek adhurimi i Allahut, nga ngushtica e kësaj bote tek

gjerësia e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit. Gjithashtu na

ka dërguar te njerëzit që t’i thërrasim ata te feja e Allahut, prandaj kush e

pranon këtë fe, ne tërhiqemi prej tij dhe kthehemi mbrapsht, ndërsa kush

e refuzon këtë fe, do ta luftojmë derisa të arrijmë premtimin e Allahut.”

Tha: Ç’farë është premtimi i Allahut?” Tha: “Xheneti për atë i cili vritet në

luftë ose fitorja për atë që ngelet gjallë.” Rustumi kërkoi një afat derisa ta

studionin këtë çështje, mirëpo Ribije nuk i dha afat më shumë se tri ditë duke i

thënë: “Nuk na ka mësuar Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, që t’i japim

afat armikut më shumë se tri ditë kur të ballafaqohemi me të.” Rustumi

tha: “A ti je i pari i tyre?” Tha: “Jo, por muslimanët janë si një trup i

vetëm.” Ribije bin Amiri u kthye, ndërsa Rustumi mblodhi më të zgjedhurit e

popullit të tij duke diskutuar, Rustumi tha: “A keni dëgjuar ndonjëherë fjalë

më të mençur dhe më krenare sesa fjala e këtij burri?” Thanë: “Ki kujdes,

mos e lër fenë tënde dhe të anosh nga fjala e atij qeni, a nuk e pe se

ç’rroba kishte veshur?” Rustumi tha: “Mjerë për ju, mos shikoni rrobat por

shikoni fjalën dhe mendimin. Me të vërtetë muslimanët nuk i japin

rëndësi veshjes, ushqimit dhe prejardhjes.” Pas kësaj Sad ibn Ebi Uekasi

dërgoi një person tjetër, Mugira bin Shubehn. Kur hyri te persët, Rustumi i tha

atij: “Ju jeni fqinjët tanë dhe ne gjithmonë ju kemi mbrojtur dhe ju kemi

bërë mirë, prandaj kthehuni në vendin tuaj dhe ju premtojmë se nuk do ta

pengojmë tregtinë tuaj.” Tha Mugira: “Ne nuk duam jetën e kësaj bote,

qëllimi ynë dhe ajo që ne kërkojmë është bota tjetër. Allahu

(Xheleshanuhu) ka dërguar te ne profet me fenë e vërtetë, nuk ka person

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!