31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

07 – Më këshilloni në lidhje me obligimet, të cilat më janë obliguar nga

Allahu (Subhanehu ve Teala)”.

Rruga që ndoqi Umeri për drejtimin e shtetit

Umeri (radijAll-llahu anhu) eci sipas së njëjtës mënyrë që ndoqi

paraardhësi i tij Ebu Bekri. Kur Ebu Bekri (radijAll-llahu anhu) vdiq, Umeri

(radijAll-llahu anhu) u ngjit në minber, ku pasi falënderoi dhe lavdëroi

Allahun (Xheleshanuhu) tha: “O ju njerëz, unë do bëj një lutje, prandaj

thoni ‘Amin!’. O Zot unë jam i ashpër prandaj më bëj që të jem i butë me

ata që të binden ty, duke iu përmbajtur së vërtetës, duke kërkuar fytyrën

Tënde, duke kërkuar botën tjetër! O Zot, më bëj të ashpër e të egër

kundër armiqve të Tu, kundër munafikëve dhe njerëzve të prishur, pa u

bërë padrejtësi atyre nga ana ime! O Zot, unë jam koprrac, prandaj më bëj

mua bujar (dorëdhënës) pa e tejkaluar në shpenzime, pa syefaqe dhe

mburrje! O Zot, më bëj që të kërkoj me këto vepra fytyrën Tënde dhe

botën tjetër! O Zot më mundëso të jem modest e i përulur dhe të jem i

butë me muslimanët!” [18]

Pra, në këtë hytbe shihet qartë rruga që do të ndiqte Umeri, hytbe e cila ishte e

ngjashme me atë të Ebu Bekrit (radijAll-llahu anhu). U shfaq gjatë halifatit të

tij një politikë e mirë, një sistem i rregullt, një mirorganizim i administratës dhe

financës. Planifikoi çlirimin e tokave të reja, ndoqi politikën e zonave të hapura

(të lira), mundohej të plotësonte sa më shumë interesat e popullit dhe mbante

drejtësi mes tyre. Nuk ia lejonte vetes të merrte nga Bejtul Mali (buxheti i

shtetit) më shumë sesa një rrobë për dimër, një rrobë për verë, një deve për

udhëtim dhe ushqim ditor mesatar, aq sa merrte çdo muhaxhir tjetër. Hytbet e

tij, letrat dhe mesazhet që ua dërgonte komandantëve të ushtrive dhe njerëzve

të caktuar në krye të vendeve, na tregojnë qartë për ndjenjën e thellë të

përgjegjësive, e shoqëruar kjo me mbështetje dhe besim të fortë në Allahun

(Xheleshanuhu).

Por megjithëkëtë, prapë Umeri mbeti një njeri i thjeshtë, thjeshtësia dhe

modestia e tij bie në sy nga çdokush.

Njëherë Umeri kishte një konflikt me një grua dhe kur dolën para

gjykatësit, kur hyri Umeri, gjykatësi u ngrit në këmbë. Umeri i tha

gjykatësit: “Kjo është padrejtësia e parë që i ke bërë kësaj gruaje.”

Ndërsa në lidhje me adhurimin ai ishte një njeri që jepte shembull.

Nga historitë që tregohen në lidhje me ibadetin e Umerit: Ai po falej një

ditë dhe po lexonte suren “Jusuf”, derisa erdhi tek ajeti: “Une ia paraqes

ankesen e mërzisë dhe pikëllimit tim Allahut”, qau shumë, aq sa dhe

mjekra ju lag.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!