31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

04 – Shejtani frikësohet prej Umerit. Njëherë Profeti, sal-lAllahu alejhi

ve selem, i tha: “Pasha atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, kur ti

merr një rrugë, shejtani merr një rrugë të ndryshme nga e jotja.” [9] Pra,

ky hadith tregon qartë se shejtani nuk gjente dot rrugë që të hynte e të

arrinte për tek Umeri.

05 – Umeri ka qenë njeri i inspiruar dhe një gjeni i vërtetë. Profeti, sallAllahu

alejhi ve selem , ka thënë: “Në çdo popull ka patur njerëz të

inspiruar, e nëse do të kishte të tillë në umetin tim, ai është Umeri.” [10]

Nga Ibnu Umeri përcillet se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu e ka vendosur të vërtetën në gjuhën dhe zemrën e

Umerit.” [11]

06 – Profeti e përgëzon me kështjellë në Xhenet. Profeti, sal-lAllahu

alejhi ve selem, ndër të tjera ka thënë: “Pashë sikur hyra në Xhenet dhe

aty vura re Rumejsan, bashkëshorten e Ebu Talhës dhe dëgjova gjurmë e

pyeta se cili është ky. Më thanë se ai është Bilali. Pashë një kështjellë, në

oborrin e së cilës gjendej një vajzë dhe pyeta se e cilit është. “E Umerit.” –

më thanë. Desha të hyja brenda e ta shihja, por kujtova xhelozinë tënde

dhe nuk e bëra.” Umeri ia ktheu: “Kurban t’u bëftë nëna dhe babai im, si

mund të kem xhelozi ndaj teje?!” [12]

07 – Profeti e përgëzom sërisht me Xhenet. Ebu Musa el Eshariu rrëfen:

“Isha me Profetin në njërin prej kopshteve të Medinës, ndërkohë që erdhi

dikush dhe kërkoi leje të hynte. Profeti më tha: ‘Hapja atij derën dhe

përgëzoje me Xhenet!’ Ia hapa atij derën dhe pashë se ishte Ebu Bekri.

E lajmërova për atë që tha Profeti dhe ai e falënderoi Allahun. Më pas

erdhi dikush tjetër dhe kërkoi leje të hynte. Profeti më tha: ‘Hapja atij

derën dhe përgëzoje me Xhenet!’ Ia hapa atij derën dhe pashë se ishte

Umeri. E lajmërova për atë që tha Profeti dhe ai e falënderoi Allahun.

Sërisht erdhi dikush tjetër dhe kërkoi leje të hynte. Profeti më tha: ‘Hapja

atij derën dhe përgëzoje me Xhenet, për shkak të një sprove që do ta

godasë!’ Ia hapa atij derën dhe pashë se ishte Uthmani. E lajmërova për

atë që tha Profeti dhe ai e falënderoi Allahun. Pastaj tha: ‘Allahu është

ndihmuesi më i mirë.’” [13]

Përcillet nga Ebu Seidi se Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Me të vërtetë banorët e gradave të larta do të shihen nga poshtë nga ata

që janë poshtë tyre, ashtu siç shihet ylli i lartësuar në qiell, dhe me të

vërtetë Ebu Bekri dhe Umeri do të jenë prej tyre, madje prej më të mirëve

të tyre.” [14]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!