31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

më parë, dhe Allahu zbriti ajetet ku i urdhëronte besimtarët të kërkonin leje

para se të hynin në shtëpitë e të tjerëve.

Ndërsa në një rast tjetër Umeri iu drejtua Profetit duke thënë: “O i Derguari i

Allahut, sikur ta marresh mekamin e Ibrahimit vendfaljeje.” Atëherë Allahu

zbriti fjalen e Tij: “Merreni mekamin e Ibrahimit vendfaljeje!” (Bekarah,

125).

Umeri, radijallahu anhu, ishte njeri me sedër dhe i ashpër ndaj idhujtarëve. Në

luftën e Uhudit, në të cilën muslimanët pësuan disfatë dhe Profeti me

besimtarët u tërhoq në malin e Uhudit, Ebu Sufjani pasi pa këtë situatë tha:

“A është Muhamedi me ju?” Profeti u tha njerëzve: “Mos u përgjigjni!” Ebu

Sufjani pyeti përsërisht: “A është me ju, Ebu Bekri?” Sahabët sërisht nuk

folën dhe Ebu Sufjani pyeti për të tretën herë: “A është me ju Umeri?”

Sahabët sërisht nuk iu përgjigjën. Ebu Sufjani atëhere tha: “Këta njerëz janë

vrarë e kanë vdekur, se po të ishin gjallë, do të përgjigjeshin.” Atëhere

Umerit nuk iu durua, thirri me të madhe duke thënë: “Gënjeve o armik i

Allahut! Allahu i ka lënë në jetë ata të cilët të bëjnë të dëshpërohesh.”

Pozita dhe vlera e Umerit:

01 – Ka qenë ndër njerëzit e dashur për Profetin, sal-lAllahu alejhi ve

selem, (pas Ebu Bekrit) të cilin kur e pyetën se kush ishin njerëzit më të

dashur tek ai, Umeri vinte menjëherë pas Ebu Bekrit.

02 – Ka qenë njeri i dijshëm. Njëherë Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

tha: “Ndërkohë që isha në gjumë, pashë sikur po pija qumësht, aq sa vura

re se po më kullonte nëpër gishtërinj, pastaj atë (enën) e mori Umeri.” “Si

e komenton atë o i dërguar i Allahut?” – e pyetën njerëzit. “Dije.” tha ai.

[7] Dhe dija në këtë hadith është udhëheqja e njerëzve me librin e Allahut

dhe sunetin e Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem.

03 – Ai ka qenë fetar tejet i madh. Profeti, sal-lAllahu alejhi ve selem,

njëherë tha: “Ndërkohë që isha në gjumë, pashë disa njerëz që më

shfaqeshin para syve dhe ata ishin të veshur me këmisha. Prej tyre pashë

që i kishin ato deri në gjoks, madje pashë të tjerë që i kishin edhe më të

vogla se aq, ndërkohë kalon Umer bin Hatabi dhe ai kishte një këmishë të

gjatë, të cilën e zvarriste nëpër rrugë.” “Si e komenton atë o i Dërguar i

Allahut?” – e pyetën njerëzit. Tha: “Feja.” [8] Pra, një njeri tejet fetar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!