31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në mënyrë që të mos e kuptonin kurejshët se ata po emigronin dhe kështu do

të mund t’i ndalonin.

Dhe ashtu bënë: Umeri dhe Ajashi u gjendën në vendin e caktuar pikërisht

ashtu sikur dhe e kishin lënë dhe e kuptuan se shoku i tyre ishte kapur dhe

penguar nga kurejshët, ndaj dhe u nisën për në Medinë. Por qëndron edhe

versuoni tjetër, se në momentin kur ai vendosi të emigrojë, shkoi në Kabe, e

ngjeshi shpatën në brez dhe kur takoi idhujtarët bërtiti me të madhe duke

thënë: “Dijeni se unë nesër do të emigroj, kush dëshiron ta lërë gruan të

ve, fëmijët jetimë dhe nënën në zi, le të më takojë në filan vend.” Por kur

mori rrugën, askush nuk i doli për t’u përballur, kështu që ishte i vetmi i cili

emigroi duke e bërë publik emigrimin e tij.

Umeri në Medinë dhe konntributi i tij në të

Umeri ishte një nga figurat kryesore në shoqërinë islame. Atë gjithmonë do ta

shihje përkrah Profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, madje ai ishte një ndër

konsulentët kryesorë për të pas Ebu Bekrit.

Umeri mori pjesë në të gjithë luftërat që ndërmori Profeti, sal-lAllahu alejhi ve

selem, madje kontributi i tij nuk ishte i kufizuar vetëm në anën trupore, por ai

kontribuoi edhe ekonomikisht në ndihmë të luftës dhe thirrjes islame.

Madje Umeri në shumë nga mendimet e tij ka patur një përputhje të vërtetë me

vendimet e Allahut dhe se Allahu shpeshherë ka zbritur ajete të cilat kanë

përkrahur konsultat dhe opinionin e Umerit. Nga këto mund të përzgjidhnim

aprovomin që Allahu i bëri Umerit në lidhje me mbulesën. Umeri një ditë i tha

Profetit: “O i Dërguar i Allahut, në shtëpinë tënde hynë njerëz të

ndryshëm, të mirë e të këqinj, përse nuk vë perde mes grave tua dhe

burrave të huaj?” dhe nuk zgjati shumë kur Allahu urdhëroi për mbulesën.

Qëndrimi i Umerit në lidhje me lënien e namazit të xhenazes për munafikun.

Umeri i tha Profetit, alejhi selatu ue selam, kur dëshiroi t’i falë namazin e

xhenazes kryemunafikut, Abdullah bin Ubejit: “Si mund t’ia falësh atij

namazin, ndërkohë që ai ka bërë këtë e atë.” dhe filloi t’i përmendte Profetit

bëmat e Abdullah bin Ubejit, por Profeti pasi buzëqeshi i tha: “Allahu më la të

zgjedh dhe unë zgjodha t’ia fal atij xhenazen, por menjëherë mbas kësaj

ngjarjeje vjen shpallja nga Allahu, që e ndalon Profetin të falë xhenazen e

hipokritëve si dhe të qëndrojë në varrin e tyre.”

Qëndrim tjetër të cilin Allahu ia mbështeti Umerit, ishte kërkesa që ai i bëri

Profetit që të ndalonte njerëzit të hynin në shtëpitë e të tjerëve pa kërkuar leje

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!