31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

alejhi ve selem.) duke pranuar Shpalljen nga Allahu Xheleshanuhu. Pastaj

kur doli, e hasi Umerin në dhomë. Ia mori pelerinën dhe shpatën, pastaj e

përqafoi dhe i tha: “O Umer, a je i përgatitur që Allahu të të shpëtojë nga

mjerimi në të cilin gjendesh? O Allahu im! Ky është Umer bin Hatabi! O

Allahu im! Ndihmoje dhe bëje të njohur Islamin me Umer bin Hatabin!”

Umeri tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se ti je

Pejgamber i Allahut!”

Umeri pranoi Islamin, kurse të pranishmit filluan të këndojnë tekbire, sa

që edhe mushrikët i dëgjuan në mesxhid.

Umer bin Hatabi e pranoi Islamin në muajin Dhulhixhe të vitit të gjashtë të

pejgamberllëkut, vetëm tri ditë pas Islamit të Hamzës, ndërkohë që atëhere

ishte vetëm njëzet e shtatë vjeç.

Transmeton Muxhahidi nga Ibn Abasi, i cili thotë: “E kam pyetur Umer bin

Hatabin si e ka fituar pseudonimin El-Faruk?” Ai tha: “Hamza pranoi

Islamin tri ditë para meje.” Pastaj më tregoi se si e kishte pranuar Islamin,

e në fund më tha: “Pikërisht, kur pranova Islamin pyeta: “O Resulullah!

A jemi në anën e drejtë, qofshim gjallë apo të vdekur?” Më tha:

“Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni në anën e drejtë, qofshi gjallë apo të

vdekur.” Umeri tha: “E përse atëherë jemi duke u fshehur? Pasha Krijuesin,

i Cili ta dërgoi të Vërtetën, do të dalim së bashku me ty. Pastaj dolëm

jashtë. Hamza para tij, unë pas tij, e ai mes nesh sikurse në rreshta. Hymë

në mesxhid. I shikova kurejshitët dhe Hamzën. I kishte kapluar pikëllimi

sikurse kurrë më parë. Resulullahu (sal-lAllahu alejhi ve selem.) më

quajti El-Faruk.” [4]

Ibni Mesudi, radijallahu anhu, ka thënë: “Kurrë nuk kemi mundur të

falemi të qetë në Kabe, gjersa Umeri e pranoi Islamin.” [5]

Transmetohet nga Suhejb Er-Rumiju se ka thënë: “Kur Umeri pranoi

Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam të ulemi në hallkë rreth Kabes. U

ngritëm që publikisht ta bëjmë tavafin rreth Kabes dhe në kalim e sipër

takoheshim me ata të cilët na bërtisnin, e edhe ne u përgjigjeshim ashtu

siç meritonin.” [6]

Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi: “Kemi qenë të ndihmuar dhe të

forcuar që kur Umeri pranoi Islamin.”

Ndërsa në lidhje me emigrimin e tij dhe mënyrën se si e ka kryer atë ka disa

rrëfime, njëri prej tyre është ai të cilën Umeri e ka treguar vetë, ku ai dhe dy

sahabë të tjerë caktuan në mënyrë të fshehtë vendin se ku do të takoheshin në

dalje të Mekës dhe kohën kur do të takoheshin.

Nëse dikush prej tyre vonohej, të tjerët duhet të shkonin e të iknin fshehurazi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!