31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mbyt Muhamedin?” Umeri i tha: “Kështu mund të flasësh vetëm nëse e ke

pranuar fenë e re dhe ke braktisur atë të vjetrën në të cilën ke lindur.”

Atëherë njeriu i tha: “Mirë pra, po a dëshiron, o Umer, të të them diçka që

ende nuk e di? Do të ishe i befasuar! Motra jote dhe dhëndri yt e kanë

ndërruar fenë dhe e kanë braktisur fenë së cilës i takon ti.” Umeri u

trondit shumë dhe niset në shtëpinë e tyre. Kur arrijnë, aty hasin Habab

bin el Eretin. Në dorë e mbante një faqe të Kuranit ku shkruante “Ta-ha”.

Këtë sure ia këndonte këtyre të dyve. Hababi shpesh vinte tek këta për

t’ju kënduar Kur’an. Kur dëgjoi zërin e Umerit, u fsheh thellë në shtëpi,

ndërsa Fatimja – motra e Umerit – fshehu faqen e Kur’anit. Kur hyri Umeri

tek ata, tha: “Çfarë janë ato fjalë që i dëgjova kur arrita këtu?” “Ata u

përgjigjën: “Asgjë, ne të dy bisedonim me njëri-tjetrin”. Ai tha: “A mos,

vallë ju dy e keni ndërruar fenë?” Dhëndri tha: “O Umer, si mendon, nëse

e vërteta është në anën e asaj feje tjetër, e jo në atë tëndën?” Umeri iu

vërsul dhe e goditi fuqishëm. Motra e tij ndërhyri dhe e shkëputi nga burri

i saj, kurse ai i dha një të shtyrë me dorë në faqe dhe e përgjaku, ajo e

hidhëruar, i drejtohet: “O Umer, nëse feja tjetër është e drejtë, dhe e jotja

e gabuar, atëherë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe

dëshmoj se Muhamedi është Pejgamber i Allahut.”

Kur e pa Umeri se çfarë i bëri motrës, së cilës i rridhte gjaku nga plaga në

fytyrë, i erdhi shumë keq dhe u pendua. Pastaj ua kurseu jetën e tha: “Ma

jepni atë fletë ta lexoj!” Motra i tha: “Ti je i papastër, e këtë nuk e marrin

në dorë njerëzit e papastër, shko e pastrohu e pastaj merre Kuranin.” Kur

e bëri këtë, e mori fletën dhe lexoi: “Në emër të Allahut, të

Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” dhe tha: “Sa emra të bukur e të

pastër!” dhe vazhdoi të lexojë “Ta-ha”, derisa erdhi tek ajeti: “Vërtet,

vetëm Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër pos Meje, pra vetëm Mua më

adhuro dhe fale namazin, që të më kesh gjithnjë ndërmend!” [3] Umeri u

ndal dhe tha: “Sa ligjërim i mrekullueshëm, nuk ka fjalë më të bukura se

këto! Më dërgoni te Muhamedi!”

Kur Hababi i dëgjoi fjalët e Umerit, i doli para dhe i tha: “Përgëzohu, o

Umer, unë do të dëshiroja që lutja, të cilën Profeti e tha të enjten në

mbrëmje: ‘O Allahu im, ndihmoje Islamin dhe bëje të famshëm atë me

Umer bin Hatabin ose me Ebu Xhehl bin Hishamin!’ në shtëpi në pjesën e

ulët të Safasë, të dedikohet ty.”

Umeri mori shpatën, e ngjeshi në brez dhe u nis në shtëpinë e Ekremit, ku

gjendej dhe Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ve selem.). Trokiti në derë. Nga

shtëpia përgjoi një njeri, e pa Umerin të ngjeshur me shpatë, u kthye

brenda dhe e njoftoi Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ve selem.) për këtë. Të

pranishmit në shtëpi u shqetësuan. Hamza pyeti: “Ç’keni?” Thanë:

“Umeri!” “E, çfarë nëse është Umeri? Hapjani derën! Nëse ka ardhur me

qëllim të mirë, do ta presim mirë, e nëse ka ardhur me qëllim të keq, do

ta mbysim me shpatën e tij.” Në shtëpi ishte Resulullahu (sal-lAllahu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!