31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Krishterëve. Shumë njerëz kur shohin në tefsir se Jehudët janë ata që

kanë merituar zemërimin e Allahut dhe të Krishterët janë të humburit,

injoranti mendon se ky (ajet) është i kufizuar vetëm për ata, kurse ai

lexon se Zoti i Tij ia ka bërë obligim atij që të lutet me këtë lutje dhe të

kërkojë mbrojtje nga rruga e pasuesve të këtyre cilësive. I Pastër nga çdo

e metë je Ti o Allah. Si ka mundësi që Allahu e mëson atë, dhe i zgjedh

atij dhe e obligon atë që t’i lutet gjithmonë Zotit të Tij, mëgjithëkëtë ai

nuk ka kujdes ndaj kësaj dhe nuk mendon se vepra e tij është mendim i

keq për Allahun?” (Mbaroi fjala e Shejkhut, RahimehUllah.)

Ky na sqaron urtësinë në lidhje me obligueshmërinë e leximit të kësaj sureje të

madhe – Sureja el-Fatiha – në çdo rekat të namazit tonë, farze apo nafile, Sure

e cila ngërthen në vete fsheftësi të mëdha, dhe një prej saj është kjo lutje

madhështore: Që Allahu të na japë sukses në ndjekjen e rrugës së pasuesve të

dijes së dobishme dhe veprës së mirë, e cila është rruga e shpëtimit në këtë

botë dhe në botën tjetër dhe të na shpëtojë nga rruga e atyre shkatërrimtarëve,

të cilët i braktisën veprat e mira dhe dijen e dobishme.

Pastaj, dije! O ti lexues i nderuar se dituria e dobishme merret prej Kur’anit

dhe Sunnetit duke i kuptuar ato dhe duke medituar për to, e cila arrihet

përmes ndihmës së mësuesve këshillues, dhe përmes librave të tefsirit dhe

shpjegimeve të haditheve, dhe librave të fik’hut, librave të gramtatikës dhe

gjuhës Arabe, në të cilën gjuhë ka zbritur Kur’ani Fisnik. Këto libra janë një

rrugë për ta kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin.

Andaj, o ti vëlla musliman – që vepra jotë te jetë e saktë – e ke për detyrë të

mësosh atë që të bën të qëndrueshëm në fenë tënde, e që është namazi yt,

agjërimi yt dhe Haxhi yt. Të mësosh dispozitat e Zekatit të pasurisë tënde dhe

po ashtu të mësosh dispozitat e shitblerjes për të cilat ke nevojë, që të marrësh

prej tyre atë që e ka lejuar Allahu për ty dhe të zmbrapsesh prej asaj që e ka

ndaluar Allahu për ty, në mënyrë që përfitimi jot të jetë hallall, ushqimi jot të

jetë hallall, me qëllim që lutja jote të pranohet.

Për të gjitha këto ke nevojë që të mësosh dhe kjo është e lehtë me lejen e

Allahut nëse vendosmëria jote është e saktë dhe qëllimi jot është i sinqertë.

Andaj, ki zell për të lexuar librat e dobishëm (të fesë) dhe lidhu me dijetarët që

t’i pyesësh për atë që je në mëdyshje, merri prej tyre dispozitat e fesë tënde.

Gjithashtu kujdesu që të prezantosh në seminaret dhe ligjëratat e tyre fetare që

mbahen nëpër xhamia apo diku tjetër, dhe dëgjoi programet fetare në radio,

lexo revistat fetare, transmetimet si dhe broshurat që flasin për çështjet e fesë.

Nëse ti ke zell dhe i ndjek këto linja të mirësisë, të shtohen informatat e tua

dhe shkëlqen dija jote.

Mos harro o vëlla se dituria shtohet dhe rritet me vepra. Pra, nëse ti punon me

atë që mëson, Allahu ta shton dijen. Siç thotë një fjalë e urtë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!