31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Islami dhe hixhreti i tij

Umeri (radijAll-llahu anhu) ishte i fortë, autoritar, i pashëm, me

personalitet dhe sillej shumë keq me muslimanët. Thotë Seid bin Zejd

(djali i xhaxhait të Umerit): “Uallahi, Umeri është ai i cili më ka lidhur për

shkak se kisha pranuar Islamin.” Pra, kështu vepronte Umeri që të

largonte muslimanët nga feja e tyre, por ashpërsia e tij e jashtme fshihte

pas saj mëshirë dhe butësi.

Rrezja e parë që hyri në zemrën e Umerit, ishte ditën kur ai pa gratë kurejshe,

të cilat braktisnin vendin e tyre për të shkuar në një vend të largët, si shkak i

mundimeve që përjetonin prej tij dhe idhujtarëve. Kjo skenë ia theu zemrën,

filloi ta vriste ndërgjegja, aq sa disave prej tyre ua shpalosi keqardhjen që

ndiente për këtë.

Um Abdullah bint Hanteme thotë: “Kur po udhëtonin gjatë shpërnguljes

për në Habeshe, erdhi Umeri dhe qëndroi para meje; më para përjetonin

prej tij kërcënime, mundime e tortura. Ai më pa dhe më tha: ‘A po shkoni

o Um Abdullah?’ I thashë: ‘Po, do të shkojmë në tokën e Allahut! Ju na

munduat dhe na torturuat, ndaj ne do të largohemi derisa Allahu të na

japë rrugëzgjidhje.’ Umeri i tha: ‘Allahu qoftë me ju!’ Pashë tek ai një

dhembsuri dhe butësi, të cilën nuk e kam vërejtur kurrë më parë. Kur

erdhi Amir bin Rrabia, bashkëshorti im, i cili kishte shkuar të kryente

nevojat e tij, ia tregova këtë ngjarje. ‘Më duket se po shpreson Islamin e

Umerit.’ – ma ktheu ai. ‘Po.’ – i thashë. Ai ma preu shkurt e më tha: “Kur

të pranojë Islamin gomari i Hatabit, atëhere ka për ta pranuar edhe Umeri.

Dhe vërtet, shumë pak kohë pas kësaj ngjarjeje Umeri pranoi Islamin, por

sigurisht edhe për shkak të lutjes që bënte Profeti (sal-lAllahu alejhi ve

selem): “O Allahu im, ndihmoje Islamin me njërin prej këtyre të dyve, i

cili është më i dashur për Ty: me Umer bin Hatabin ose me Ebu Xhehl bin

Hishamin.” Dhe më i dashuri për Allahun e Lartësuar ka qenë Umeri. [2]

Për Islamin e Umerit kanë ardhur edhe transmetime të tjera, megjithëse duhet

pohuar se ngjarja e mësipërme ndoshta është dhe shkaku më i fortë dhe real

për Islamin e Umerit.

Në një version tjetër qëndron se ai një ditë, doli i ngjeshur me shpatë të

mprehtë, për ta realizuar vrasjen e Profetit (sal-lAllahu alejhi ve selem).

Gjatë rrugës e takon Nuajm bin Abdullah el Adevijun, i cili e pyet: “Ku je

nisur, o Umer?” Ai përgjigjet: “Dëshiroj ta mbys Muhamedin.” Ky i thotë:

“Si do të mbrohesh nga familjet Benu Hashim dhe Benu Zehra, nëse e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!