31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

[18] – Teksti i ketij mesazhi gjendet ne librin el Bidajeh uen-nihajeh.

02 - Umer bin Hatab

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi

vulën e Profetëve, Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ve selem), familjen e tij të

nderuar, shokët e tij besnik dhe të gjithë ata të cilët ndjekin rrugën e tij deri në

ditën e gjykimit.

Sot do të flasim për një tjetër prijës të besimtarëve, madje të parin i cili u

emërtua me këtë emër. Do të flasim për të dytin në listën e të përgëzuarve me

Xhenet, për njërin nga kolosët e muslimanëve, prej të cilit u frikësuan të

bardhët e të verdhët, të kuqtë e të zinjtë. Sot do të flasim për Umer bin

Hatabin, radijAll-llahu anhu.

Përcillet nga Abdurrahman bin Aufi se Profeti Muhamed (sal-lAllahu alejhi

ve selem), ka thënë: “Dhjetë vetë janë në Xhenet: Ebu Bekri është në

Xhenet, Umeri është në Xhenet, Uthmani është në Xhenet, Aliu është në

Xhenet, Talhai është në Xhenet, Zubejr ibn Auami është në Xhenet,

Abdurrahman bin Aufi është në Xhenet, Sad ibn ebi Uekasi është në

Xhenet, Seid bin Zejdi është në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibn Xherahu është

në Xhenet.”[1]

Edhe Umeri ka një histori të pasur, plot mësime dhe dobi. Në të besimtari gjen

personalitetin e fortë, njeriun e nënshtruar, thjeshtësinë e nevojshme dhe mbi

të gjitha, besimin dhe bindjen e jashtëzakonshme.

Emri dhe pseudonimet e tij

Ai quhet Umer bin Hatab, Ibn Nufejl, Ibn Abdul uza Kureshij, bashkohet me

Profetin (sal-lAllahu alejhi ve selem) te Kab bin Lueji. Prejardhja e tij takohet

me Profetin (sal-lAllahu alejhi ve selem) te gjyshi i shtatë, Kab bin Luej.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!