31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

prej Ebu Bekrit (radiallahu anhu) i cili urdhëroi Halid bin Uelidin që të

drejtohej nga Iraku për në Sham. Halid bin Uelidi kapërceu shkretëtirën me një

shpejtësi të paparë ndonjëherë në histori për t`i ardhur në ndihmë ushtrisë

muslimane. Pasi që mori komandën e ushtrisë dhe e rregulloi atë në një

mënyrë të përsosur, u bashkua me Amru bin el As i cili po përballej me

ushtrinë e madhe bizantine në vendin e quajtur Axhnadin në Palestinë. Pasi që

u takuan dy ushtritë dhe u zhvillua një luftë e ashpër, kjo betejë mbaroi me

humbjen e bizantinëve dhe fitoren e bujshme të muslimanëve.

B) Beteja e Meraxhus-Sufr, viti 13 H.

Kjo betejë u zhvillua në jug të Damaskut, me forcat bizantine të cilat kishin

ardhur nga qyteti i Himsit në Veri për tu ndeshur me muslimanët në Jug. Kjo

ushtri e dërguar nga Herakliu përbëhej nga ushtarët më të fortë dhe më të

ashpër bizantin dhe kishte si detyrë për të ndihmuar sundimtarin e Damaskut,

qytet ky që mbahej i rrethuar nga muslimanët. Halid bin Uelidi dhe Ebu

Ubejdeh të cilët drejtonin ushtrinë muslimane e panë të domosdoshme t`i

dilnin përpara kesaj ushtrie dhe të përballeshin me të, ushtri e cila numëronte

më shumë se dhjete mijë ushtarë. Kur Halid bin Uelidi e pa numrin e madh të

bizantinëve e rregulloi ushtrinë me të njëjtën mënyrë që përdori në Axhnadin.

Kjo betejë ndodhi në vendin e quajtur Meraxhus-Sufr, beteje e cila përfundoi si

ajo e para, me fitoren e muslimanëve dhe vrasjen e shumicës së bizantëve.

Sëmundja e Ebu Bekrit dhe vdekja e tij

Shkaku i sëmundjes së Ebu Bekrit ishte larja e tij në një ditë të ftohtë, ku e

zuri nje grip i rëndë. Qëndroi 15 ditë i sëmurë, nuk dilte fare as për namaz dhe

kishte urdhëruar Umer bin el Hatabin që tu printe njerëzve në namaz.

E vizitonin sahabët vazhdimisht në shtëpinë e tij dhe Uthmani (radijAllllahu

anhu) ishte ai që i qëndroi tek koka në mënyrë të pandërprerë.

Sëmundja erdhi duke u përkeqësuar derisa vdiq natën e martë të datës 21

Xhumadel Ahirah të vitit 13 H ne një moshe të njëjtë me atë të Profetit

sal-lAllahu alejhi ve selem, 63 vjecare, duke zgjatur halifati i tij 2 vjet, 3

muaj e 10 ditë. La si porosi që ta lante gruaja e tij Esma bint Amijs dhe u

qefinos në dy copa ose në tre te tilla. Umeri (radijAll-llahu anhu) ia fali

namazin e xhenazes dhe u varros në krah të shokut te tij, Profetit (sallAllahu

alejhi ve selem), ia vendosën kokën e tij paralel me supin e

Profetit sal-lAllahu alejhi ve selem duke qenë kështu shoku i pandarë i

Profetit sal-lAllahu alejhi ve selem, si në jetë ashtu dhe në vdekje, Zoti e

mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!