31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

nënshtruar?! A ishe i fortë dhe i ashpër në injorancë kurse tregohesh

frikacak në islam?! Është ndërprerë shpallja dhe është plotësuar feja, a

mos pret që të pakësohet diçka prej fesë duke qenë unë gjallë? A nuk ka

thënë Profetisal-lAllahu alejhi ve selem: “Veçse me të drejtën e islamit”

dhe prej të drejtës se islamit është falja e namazit dhe dhënia e zekatit.

Uallahi sikur të gjithë njerëzit të më lënë ne balte unë do t`i luftoja ata

me veten time”. [16]

Enes bin Maliku tha: Sahabet nuk donin t`i luftonin ata që frenuan

dhënien e zekatit sepse i konsideronin muslimanë, atëeherë Ebu Bekri

mori shpatën dhe doli i vetëm. Kur panë këtë, sahabet nuk kishin zgjidhje

tjetër vecse ta pasonin.

Ibn Mesudi ka thënë: Nuk e pëlqyem diçka të tille fillimisht por më pas e

lavdëruam për këtë iniciativë.

Ebu Bekr bin Ajash ka thënë: E kam degjuar Ebu Husajnin duke thene:

Nuk ka lindur pas profeteve njeri më i mirë se Ebu Bekri i cili luajti rolin

si të ishte një profet nga profetët atëherë kur luftoi dezertorët. [17]

Ebu Bekri (radijAll-llahu anhu) nxorri një mesazh të përgjithshëm drejtuar

dezertoreve në të gjithë anët e gadishullit Arabik dhe para se të niste

ushtritë në një vend dërgonte njerëz atje që t`i lexonin atij populli këtë

mesazh, ashtu që tu jepte mundësi të ktheheshin tek e vërteta, si dhe të

hiqte nga vetja obligimin e komunikimit që kishte para se të fillonte lufta.

[18]

Si rezultat i kësaj ndodhën përleshje dhe beteja mes ushtrive muslimane dhe

rebeleve dezertorë, ku ushtarët muslimanë dhanë maksimumin e tyre dhe

shpenzuan gjithë forcat që kishin për zhdukjen e fitores së dezertorëve, gjë e

cila u arrit brenda një viti.

03. Tubimi i Kuranit ne nje mus-haf (liber) te vetem.

Ky mendim ishte i Umerit (radijAll-llahu anhu) siç transmeton Buhariu

nga Zejd bin Thabiti i cili tha: Më thërriti Ebu Bekri (radijAll-llahu anhu)

pas luftës së Jemames dhe kur shkova, gjeta Umerin aty. Ebu Bekri me

tha: Umeri erdhi tek unë dhe më tha se në luftën e Jemames u vranë

shumë prej hafizave, lexuesve të Kur’anit. Kam frikë se nqs vazhdon

vrasja e hafizave në beteja të tjera do të humbasim shumë pjesë prej

Kuranit dhe e shoh të përshtatshme të urdhërosh për grumbullimin e

Kur’anit. dhe vazhdoi të më bindte derisa Allahu ma hapi zemren per ta

pranuar dhe rashë dakort me mendimin e Umerit. Pastaj e urdhëroi Zejdin

që të grumbullonte Kur’anin, i cili i mblodhi të gjitha gjërat në të cilat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!