31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në këto situate të vështira për besimtarët, u krijua një tronditje e madhe aq sa

disa e humbën toruan, Umeri thërriste me të madhe në mës të xhamisë se

Profeti nuk ka vdekur, dhe se ai do të kthehet përsëri, Aliu shkoi dhe u mbyll

në shtëpinë e tij me Fatimen ndërsa Uthmani nuk gjente fjalë se çtë thoshte.

Pra në këtë moment u bë një kaos i vërtetë.

Shoku më i ngushtë i Pejgamberit alejhi selam, Ebu Bekri, nuk ishte prezent

në momentin kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem ndërroi jetë në

shtëpinë e gruas së tij Ajshes, vajzës së Ebu Bekrit. Kur i erdhi lajmi për

vdekjen e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem), Ebu Bekri shpejtoi për në

shtëpinë e pikëllimit.

Hyri brenda në dhomë e zbuloi fytyrën e bukur e të shndritshme të Profetit, më

pas tha: “Sa e bekuar ishte jeta jote dhe sa hyjnore është vdekja

jote”, përshpëriti Ebu Bekri duke ia puthur ballin shokut të tij të dashur dhe

mësuesit të tij, i cili tashmë nuk ishte.

Kur Ebu Bekri doli jashtë dhe e shpalli lajmin për vdekjen e të Dërguarit sallAllahu

alejhi ve selem, mosbesimi dhe trondtja i kaploi muslimanët e Medines.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem ishte udhëheqës, udhëzues dhe

transmetues i Shpalljes Hyjnore përmes së cilit ata u larguan nga idhujtaria

dhe barbarizmi dhe u udhëzuan në rrugën e Zotit.

Si është e mundshme që ai (sal-lAllahu alejhi ve selem) të vdes? Derisa edhe

Umeri, një prej më të fortëve dhe më trimave nga shokët e Pejgamberit alejhi

selam, nuk mundi të përmbahej dhe nxorri shpatën e tij duke u kanosur se do

ta mbys çdo njeri i cili pohon se Pejgamberi alejhi selam ka vdekur.

Ebu Bekri me butësi e largoi anash, filloi të ngjitet shkallëve të xhamisë dhe iu

drejtua njerëzve me fjalët: “O njerëz, me të vëtetë ata të cilët adhuruan

Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ve selem), ta dini! Muhamedi me të vërtetë

ka vdekur. Por, ata të cilët adhurojnë Allahun, ta dini! Allahu është Gjallë

dhe nuk vdes kurrë.”

Dhe pastaj vazhoi duke lexuar ajetin nga Kur´ani:

“Muhamedi nuk është tjetër veçse i Dërguar. Tashmë vërtetë shumë të

Dëruar kanë kaluar para tij. Në qoftë se ai vdes apo vritet, atëherë a do

të ktheheshit menjëherë prapa (si mosbesimtarë)?” 3:144

Pas dëgjimit të këtyre fjalëve, njerëzit u qetësuan. U largua dëshpërimi përmes

besimit dhe qetësisë së tyre. Kaloi ky moment kritik aq sa Umeri pohoi se edhe

pse e kishin mësuar këtë ajet iu duk sikur e dëgjonin për herë të parë atë.

Nga ana tjetër ishte sërisht Ebu Bekri ai i cili i dha zgjidhje shqetësimit të

rradhës se ku duhet ta varrosnin Profetin sal-lAllahu alejhi ve selem duke

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!