31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kur erdhi në vete, nëna po përpiqej që t’i jepte ushqim porse ai hezitonte dhe

dhoshte: si është Muhamedi, ç’ka i ngjarë Muhamedit, pasha Allahun nuk

ha e as nuk pi derisa të di se ç’ka ngjarë me Muhamedin! Kështu e

mbajtën nga Krahu Umu Xhemile dhe nëna e tij e cila në atë kohë ende

nuk ishte bërë muslimane dhe shkuan në shtëpinë e Ekremit ku ishte

strehuar dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem. Kur hyrën Brenda dhe

Profeti e pa iu hodh e pushtoi dhe filloi ta puthte, pas tij filluan ta puthnin dhe

muslimanët e tjerë.

Në këto moment Ebu Bekri filloi ta qetësonte Profetin se ai nuk kishte gjë dhe

më pas i tha: O i Dërguar i Allahut kjo është nëna ime e cila është e

sjellshme me birin e saj dhe ti je i begatshëm, ftoje atë për në adhurimin e

Allahut dhe lute Allahun për të ndoshta Allahu do ta shpëtojë atë nga

zjarri për shkakun tënd. Profeti e ftoi në islam, iu lut Allahut për të dhe ajo

pranoi islamin (u bë muslimane).

Një herë Ali ibën ebi Talib hipi në minber dhe po i ligjëronte njerëzve dhe

u tha: “A e dini se cili është njeriu më i guximshëm?” Ti je o Prijës i

besimtarëve, ia kthyen njerëzit! Është e vërtetë se nuk është ndeshur

dikush me mua, vetëm se e kam shtrirë për tokë, porse më i guximshmi

është Ebu Bekri.

Një herë ne pregatitëm një ndenjëse për Profetin prabë Qabes dhe thamë:

kush do të qëndrojë me Profetin që të mos i vërsulesh kush nga

kurejshët? Pasha Allahun nuk iu afrua atij kushm veçse Ebu Bekri

qëndronte me shpatë të zhveshur mbi kokën e tij! Ky është njeriu më i

guximshëm.

Pastaj vazhdoi e tha: Një herë e pash Profetin që po e shtynin dhe po e

mundonin kurejshët dhe nuk iu afrua askush tjetër veç Ebu Bekrit i cili

her i shtynte e herë kacafytej me ta e u thoshte: Mjerë për ju, vallë po e

vrisni këtë njeri se thotë Zoti im është Allahu?! Më pas Aliu ngriti xhyben

e tij dhe filloi të qante derisa iu lag mjekra. Më pas u drejtua nga njerëzit

e u tha: U kërkoj për hir të Allahut të më thoni: cili është më i mirë,

besimtari nga familja e faraonit, apo Ebu Bekri? Njerëzit heshtën dhe

askush nuk foli. Aliu atëhere tha: Pasha Allahun, një cast nga jeta e Ebu

Bekrit është më e mirë dhe më me vlerë se e gjith jeta e besimtarit nga

familja e faraonit. Sepse ky e fshehu besimin ndërsa Ebu BEkri e shfaqi

atë”.[13]

Shpenzimi që bënte Ebu Bekri për të liruar skllevërit

Nuk ka dyshim se thirrja Islame përhapej me shpejtësi dhe për afro tre-katër

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!