31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vëllezër dhe motra Allahu zgjodhi Muhamedin si Profetin e fundit, e bëri atë

mik dhe të dashurin e Tij, dhe zgjodhi që ta pasonin dhe ta ndihmonin njerëzit

më të mirë, zemrat më bujare, fytyrat më të shndritura dhe bësimtarët më të

fortë e më të përkushtuar. Të gjithë ata të cilët e ndoqën, pasuan dhe

ndihmuan Muhamedin që në ditët e para kanë vendin dhe pozitën e tyre, të

gjithë kanë grada dhe vlera, madje dashuria e tyre është pjesë e besimit tonë,

porse ja që është urtësi e Allahu që t’i dallojë disa nga disa të tjerë dhe nga ata

të cilët ka dalluar Allahu janë dhe “Dhjetë të përgëzuarit me Xhenet”.

Takimet tona pikërisht do të jenë me këta burra, me këta kolosa dhe yje

ndriçues, do të qëndrojmë me çdonjërin prej tyre, për të marrë nektarin e jetës

dhe veprës së tyre në mënyrë që të shtojmë dashurinë për ta por njëkohësisht

të mësojmë prej tyre.

Përcillet nga Abdurrahman Bin Aufi se Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem, ka

thënë: “Dhjetë vetë janë në Xhenet: Ebu Bekri është në Xhenet, Umeri

është në Xhenet, Uthmani është në Xhenet, Aliu është në Xhenet, Talha

është në Xhenet, Zubejr ibën ebi Auam është në Xhenet, Abdurrahman bin

Aufi është në Xhenet, Sad ibën ebi Uekas është në Xhenet, Seid bin Zejd

është në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibnu Xherah është në Xhenet”. [1]

Pra Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem, veçanërisht i ka përgëzuar këta sahabe

për vendin rolin dhe kontributin që kanë dhënë ata për këtë fe. Ndaj mendoj se

është me interes të qëndrojmë me ta në disa takime, duke e lutur Allahun që të

na bëjë prej atyre të cilët ecin në gjurmët e tyre dhe që do të bashkohen me tan

ë Xhenetet e Tij të larta amin.

Ebu Bekër Sidiku

Historia dhe jetshkrimi i Ebu Bekrit dhe jo vetëm i tij, është i mbushur me

mësime dhe modele madhështore, ato ushqejnë shpirtërat, si dhe zhvillojnë

intuitën dhe të kuptuarit e kësaj feje.

Po ata vërtet janë të tillë, ndaj dhe Allahu thotë për ta: “Sa u përket

besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i

kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e

përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu për ta ka

përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë

përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” [2]

Ndërsa Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem për ta ka thënë: “Njerëzit më të

mirë të umetit tim janë ata tek të cilët unë u dërgova”.[3]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!