31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mosshoqërimin e mosjetesën me ta dhe se duke i prerë lidhjet dhe fjalët me ta,

afrohesh te Allahu i Lartësuar.

Profesori dhe imami - është për qëllim autori - (Rahimullah) thotë:

“Edhe unë, falë Mirësisë së Allahut të Madhëruar, ndjek gjurmët e tyre,

ndriçohem me dritën e tyre dhe këshilloj vëllezërit dhe shokët e mi që të

mos rrëshqasin nga ndriçimi i tyre dhe të mos ndjekin tjetër përveç

fjalëve të tyre. Mos të humbasin kohën me ato bidate të shpikura të cilat

janë përhapur në mesin e muslimanëve dhe nga të cilat sikur të ishte

shfaqur qoftë edhe një prej tyre në kohën e atyre prijësave, ata do t’a

kishin quajtur bidatçi, do t’i prisnin lidhjet me të, do t’a përgënjeshtronin

dhe do t’i ktheheshin atij me të gjitha të këqiat dhe të papëlqyerat.”

Vëllezërit e mi! Mos t’iu mashtrojë juve numri madh i bidatçinjëve, sepse kjo

është prej shenjave të afrimit të Kijametit, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem):

“Prej shenjave të Kijametit dhe afrimit të tij është pakësimi i dijes dhe

shtuarja e injorancës.”[9]

“Dija”, në këtë Hadith, është Suneti, kurse “injoranca” është bidati.

Ai që kapet sot për Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem)

dhe punon sipas tij me qëndrueshmëri, pastaj thërret të tjerët në të,

shpërblimi i tij është më i madh dhe më i lartë se i atyre që kanë ndjekur këtë

rrugë në fillimet e Islamit, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem)

ka thënë:

“Ai ka shpërblimin e pesëdhjetë muslimanëve.”

- Dikush tha: “Shpërblimin e pesëdhjetë prej tyre (të kohës së tij)?”

- Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Jo, por sa pesëdhjetë prej jush!” [10]

I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka thënë këtë, për atë që punon

sipas Sunetit të tij në kohën kur populli të jetë prishur.

Kam gjetur të shkruar në një libër të gjyshit tim, imam Ebu Abdullah

Muhamed ibën Udej ibën Hamdavejh es Sabuni (RahimehUllah): Na ka treguar

Ebu el Abas el Hasen ibën Sufjan en Nesevi, se el Abas ibën Sabih u ka thënë:

Na ka treguar Abdulxhebar ibën Medhahir: Më ka treguar Meamar ibën

Rashid: Kam dëgjuar Ibën Shihab ez Zuhri të thotë:

“Të mësuarit e një Suneti është më i mirë se të bësh adhurim dyqind

vjet.”[11]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!