31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Nuk ka bidatçi në botë që të mos i urrejë pasuesit e sunetit. Nëse dikush

bën bidate, ëmbëlsia e Hadithit del nga zemra e tij.” [1]

Kam dëgjuar el Hakim të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Husejn Muhamed ibën

Ahmed el Handhali, në Bagdad të thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail et

Tirmidhi të thotë: Unë dhe Ahmed ibën el Hasen et Tirmidhi shkuam te imami i

fesë, Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel. Ahmed ibën el Hasen i tha atij: “O

Ebu Abdullah! Njerëzit në Mekë përmendën pasuesit e Hadithit para Ibën

Ebi Kutejle dhe ai tha: Ndjekësit e Hadithit janë njerëz të këqinj.”

Atëherë Ahmed ibën Hanbel u ngrit duke shtrënguar rroben e tij dhe tha: “Ai

është zindik (qafir që nuk beson Botën tjetër dhe as Krijuesin)! Ai është

zindik! Ai është zindik! Deri sa hyri në shtëpi.” [2]

Kam dëgjuar gjithashtu El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu

Nasr Ahmed ibën Sehl, fakihun (dijetarin e fikhut), në Buhara të thotë: Kam

dëgjuar fakih Ebu Nasr ibën Selam të thotë:

“Nuk ka gjë më të rëndë dhe më të urryer për mosbesimtarët dhe ateistët,

se dëgjimi i Hadithit dhe përcjellja e tij me zinxhir transmetuesish.”[3]

Kam dëgjuar El Hakim të thotë: Kam dëgjuar shejh Ebu Bekër Ahmed ibën

Is’hak ibën Ejub, i cili ishte duke diskutuar me një burrë dhe i tha atij: “Na ka

treguar filani…”, por ai burri e preu dhe i tha: Lëre këtë “na ka treguar…”

dhe deri kur të vazhdoni të thoni “na ka treguar…”

Atëherë shejhu i tha atij: “Ngrihu ore qafir! Nuk të lejohet ty të hysh më në

shtëpinë time, pas kësaj dite. Pastaj u drejtua nga ne dhe tha: Askujt nuk

i kam thënë kurrë që të mos hyjë në shtëpinë time, përveç këtij.”[4]

Kam dëgjuar profesor Ebu Mensur Muhamed ibën Abdullah Hamshad,

dijetarin e devotshëm, të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Kasim Xheafer ibën Ahmed

El Mukirri er Razi të thotë: Dikush lexoi para Abdurrahman ibën Ebi Hatim er

Razi dhe unë dëgjoja: Kam dëgjuar babanë tim (kishte për qëllim imamin e

qytetit të tij, babanë e tij, Ebu Hatim Muhamed ibën Idris el Handhali), të

thotë:

“Shenja bidatçinjve është të folurit keq për ndjekësit e gjurmëve të të

Dërguarit dhe shokëve të tij” [5].

Shenja e zindikëve është emërtimi i ndjekësve të sunetit si të pavlefshëm, duke

pasur për qëllim me këtë gjë zhdukjen e Haditheve dhe thënieve të Sahabeve.

Shenja e Kaderive [6] është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “muxhbira”[7].

Shenja e Xhehmive është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “krahasues”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!