31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Urrejtja e pasuesëve të

bidatit dhe mosqëndrimi me

ta.

Pasuesit e Hadithit i urrejnë bidatçinjtë, të cilët kanë shpikur në Fe gjëra që

nuk janë prej saj, nuk i duan ata, nuk i shoqërojnë ata, nuk i dëgjojnë fjalët e

tyre, nuk ulen me ta, nuk polemizojnë me ta për Fenë dhe as nuk debatojnë me

ta, por shohin të obligueshëm ruajtjen e veshëve nga të dëgjuarit e të kotave të

tyre të cilat nëse kalojnë nëpër veshë dhe qëndrojnë në zemër, të dëmtojnë dhe

të fusin vesvese e mendime të prishura.

Pikërisht për këtë, Allahu i Madhëruar ka zbritur Fjalën e Tij ku thotë:

“Dhe kur ti i sheh ata të cilët zihen në biseda boshe për Vargjet Tona të

Kuranit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të kalojnë në një

çështje tjetër!” [El En’am: 68].

Shenjat e bidatçinjve.

Shenjat e bidatit janë të qarta e të dukshme te pasuesit e tij, por shenja dhe

argumenti më i qartë për njohjen e tyre është urrejtja e fortë që ata kanë për

mbartësit dhe përcjellësit e njoftimeve (Haditheve) të të Dërguarit të Allahut

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), përçmimi i tyre dhe quajtja e tyre si të pavlerë,

injorantë, dhahirij (sipërfaqësorë), krahasues (të Allahut me krijesat) etj. Kjo,

duke qenë gjithashtu të bindur se njoftimet e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem) janë të zhveshura nga shkenca dhe se dija e vërtetë është ajo që

shejtani ua frymëzon atyre prej përfundimeve të nxjerra nga mendjet e tyre të

prishura, vesveseve të errëta të gjokseve të tyre, iluzioneve të zemrave të tyre në

të cilat nuk ka pikë të mire, si dhe argumentet, apo më mirë dyshimet e tyre

boshe dhe të kota:

“Ata janë ata të cilët i ka mallkuar Allahu, i ka bërë të shurdhër dhe i ka

marrë shikimet e tyre.” [Muhamed: 23].

“Dhe atë që përçmon e turpëron Allahu, askush nuk mund ta nderojë.

Sigurisht që Allahu bën çfarë Ai do.” [El Haxh: 18].

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar hafiz Ebu Ali

el Husejn ibën Ali të thotë: Kam dëgjuar Xheafer ibën Ahmed ibën Senan el

Vasiti të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Senan el Katan të thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!