31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dashuria dhe urrejtja për çështjen e Fesë.

Dijetarët e Hadithit e duan njëri-tjetrin për shkak të Fesë dhe urrejnë po për

shkak të saj. Ata i ruhen polemikës në lidhje me Allahun (Cilësitë e Tij) dhe

mënjanohen nga ndjekësit e bidateve e humbjeve, si dhe i urrejnë ndjekësit e

dëshirave dhe injorancës.

Ata ecin sipas shembullit të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe

rrugës së shokëve të tij, të cilët janë si yjet dhe me cilindo që të shëmbëllohesh

prej tyre, je i drejtëudhëzuar, ashtu siç thoshte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem) për ta. [19]

Ata marrin për shembull të tyre selefët (të parët) e mirë të këtij populli, prej

prijësave të Fesë dhe dijetarëve të muslimanëve, si dhe kapen për atë me të

cilën ishin kapur prej Fesë së fortë dhe të Vërtetës së qartë.

__________________________________________

[1] - Është përcjellë nga Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), se ka thënë: Një ditë

isha pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai më:

“O djalosh! Unë do të të mësoj ty disa fjalë. Ruaje Allahun, që Ai të të

ruajë ty. Ruaje Allahun dhe ke për t’a gjetur në anën tënde. Kur të

kërkosh diçka, kërkoje prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje

prej Allahut. Dije se, sikur i gjithë populli të bashkohej për të të sjellë ty

një të mirë, nuk do të munden të bëjnë veçse atë që Allahu e ka shkruar

që më parë për ty, e nëse do të bashkoheshin për të të shkaktuar një dëm,

nuk do të mundnin të shkaktonin veçse atë që Allahu ka shkruar për ty.

Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” [Këtë Hadith e ka transmetuar

Tirmidhiu, i cili ka thënë se ai është Hasen Sahih, dhe Ahmedi].

[2] - Kjo pjesë e Hadithit të duasë së hapjes së namazit ndodhet te Muslimi.

[3] - Me këtë vullnet është për qëllim vullneti i krijimit të çdo gjëje dhe të

përcaktimit të tyre sipas Dëshirës së Allahut të Madhëruar dhe nuk është për

qëllim vullneti i ligjeve të Fesë e të sheriatit i cili lidhet me dashjen dhe

pëlqimin e Allahut.

[4] - Imam Ahmedi, në librin “Es Suneh”, transmeton nga Umer ibën Abdulaziz

(Rahimullah), se ai ka thënë: “Nëse Allahu do të donte që të mos

kundërshtohej, Ai nuk do t’a kishte krijuar Iblisin”. Pastaj lexoi Fjalën e

Allahut: “Ju nuk mundeni të largoni besimtarët nga Rruga e Allahut,

përveç atyre që janë përcaktuar të digjen në Xhehenem!” [Es Safat: 62-63].

[5] - Ai është Talha ibën Ubejdilah ibën Uthman ibën Amër el Kurashi et Tejmij,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!