31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mendjemëdhenjtë do të grumbullohen e do të mblidhen, për t’u bërë sa një grimcë

e vogël, ku poshtërimi i rrethon nga të gjitha anët”.

Sufjan ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e ka bërë gjynahun për

shkak epshit, shpreso për të pendim, ngase Ademi, alejhi selam, ra në gjynah

për shkak epshit, dhe Allahu ia fali, kurse, kush e ka bërë gjynahun për shkak

mendjemadhësisë, frikoju se për të ka mallkim, sepse Iblisi ra në gjynah për

shkak mendjemadhësisë, dhe u mallkua!

Si mos t’i kushtohet rëndësi të veçantë sëmundjes së mendjemadhësisë kur i

Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë se: “Nuk do të hyjë

në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie”.

Mendjemadhësia është bërë pengesë për të hyrë në Xhenet, ngase ajo, ndërhyn

mes robit dhe mes moralit të besimtarëve! Mendjemadhi nuk mundet t’ia donë

besimtarëve atë që e donë për vete, dhe nuk mundet të jetë modest, dhe t’i

largohen zilisë, urrejtjes dhe zemërimit, dhe ta mposht mllefin dhe ta pranon

këshillën. Kurse lloji më i keq i mendjemadhësisë është ai që e pengon njeriun

ta pranon të vërtetën dhe t’i nënshtrohet asaj!

O ju robër të Allahut! Njeriu duhet ta largon mendjemadhësinë nga vetja e tij,

duke u njoftuar me prejardhjen dhe krijimin e tij, dhe nevojën e tij dhe

fukarallëkun e tij, si dhe të njoftohet me Zotin e tij dhe madhështinë e Tij.

Njeriut i mjafton të shikon në bazën e krijimit të tij, e cila ishte nga asgjëja;

fillimisht nga dheu, e pastaj nga sperma, e pastaj nga gjaku i ngjizur, e pastaj

nga mishi, e pastaj u bë gjë që përmendet, pasi që nuk dëgjonte, e nuk shihte,

e nuk ndjente dhe nuk lëvizte! Vetëm se e filloi me vdekjen e tij para jetës, me

dobësinë e tij para forcës, me fukarallëkun e tij para pasurisë, e pastaj vdes

dhe bëhet dhe, dhe dënohet apo begatohet në varrin e tij, dhe pastaj ringjallet,

dhe llogaritet dhe shpërblehet për veprat e tij! Allahu i Madhëruar

tha: “Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! Prej çfarë gjëje

e krijon Allahu atë?Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të

rregullta. Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes) e pastaj e vdes dhe i cakton

një varr, dhe, kur të dojë, Ai e ringjall. E megjithatë, njeriu ende nuk i ka

plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!”. Abese 17-23.

Vlera e kuptimit të fesë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!