31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ata besojnë se Allahu i Lartësuar i ka krijuar shejtanët dhe ata i bëjnë cytje

njerëzve me qëllim që t’i nxjerrin nga rruga e drejta, duke u qëndruar në pritë

atyre.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që

t’ju kundërshtojnë juve dhe po t’u bindeni atyre, atëherë padyshim që do

të ishit idhujtarë!” [El En’am: 121].

Allahu i Lartësuar u lë shejtanëve pushtet mbi kë të dojë dhe ruan prej

kurtheve e sherreve të tyre atë që Ai do.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe shqetësoji (të nxituarit e mendjelehtit) vazhdimisht, ata që të

mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u

pëshpëritur ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë etj.). Sulmoji ata

me kalorësinë e këmbësorinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat)! Ndaji

me ta pasuritë e fëmijët (me rrugë të palejuara) dhe bëju atyre edhe

premtime. Por shejtani nuk u premton atyre asgjë, veçse mashtrim. Sa

për robët e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi ta.

Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt si Rregullues e Mbikqyrës.” [El Isra:

64-65].

“Vërtet që ai nuk ka aspak fuqi mbi ata që besojnë e mbështeten vetëm te

Zoti i tyre. Fuqia e tij (shejtanit) është vetëm mbi ata të cilët i binden dhe

e ndjekin atë (shejtanin) dhe mbi ata të cilët i vënë shok Allahut!” [En

Nahl: 99-100].

Magjia nuk bën dëm veçse me Lejen e Allahut.

Pasuesit e Sunetit dëshmojnë se në tokë ekziston magjia dhe magjistarët, por

ata nuk i bëjnë ndokujt keq veçse me Lejen e Allahut:

“…Dhe ata nuk munden të dëmtojnë askënd me të (magjinë) veçse me

Lejen e Allahut!” [El Bekare: 102].

Gjykimi për magjistarin.

Ai që e mëson magjinë dhe e praktikon atë, duke besuar se ajo bën dëm apo

dobi pa Lejen e Allahut, ai ka dalë nga feja dhe është kafir.

Nëse ai pyetet dhe në përshkrimin e tij del se ajo që bën është kufër, atëherë

afatizohet për t’u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!