31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Nëse ju mohoni Allahun, Allahu nuk ka ndonjë nevojë për ju edhe pse

nuk e pëlqen për robërit e Tij mosbesimin. E nëse ju e falenderoni Atë, Ai

e pëlqen këtë prej jush!” [Ez Zumer: 7].

Nuk gjykohet për një person të veçantë se ai është prej banorëve të Xhenetit

apo të Xhehenemit (përveç atyre për të cilët ka dëshmuar Allahu dhe i

Dërguari i Tij)

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se përfundimet dhe mbylljet e jetës

së njerëzve janë enigmë dhe askush nuk e di se si do të mbyllen ato. Ata nuk

gjykojnë për një person të veçantë, se ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit apo

për një tjetër se do të jetë prej banorëve të Zjarrit, sepse kjo është diçka e

fshehtë dhe ata nuk e dinë se si do të vdesë dikush (besimtar apo jobesimtar).

Për këtë shkak, ata thonë: “Ne jemi besimtarë InshaAllahu”, d.m.th. prej

besimtarëve të cilëve do t’u mbyllet jeta në këtë botë me besim In sha Allah!

Kush vdes musliman, e ardhmja e tij

është Xheneti.

Ata dëshmojnë për atë që vdes musliman, se e ardhmja e tij do të jetë Xheneti

dhe se ata të cilëve u është shkruar përcaktimi nga Allahu, ata do të dënohen

me Zjarr një farë kohe të caktuar për shkak të gjynaheve që kanë bërë dhe për

të cilat nuk kanë kërkuar falje e pendim, por në fund ata do të kthehen në

Xhenet dhe askush prej muslimanëve nuk do të mbetet në Zjarr, prej Mirësisë

së Allahut dhe Dhurimit të Tij.

Kush vdes mosbesimtar, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

Kush vdes duke qenë mosbesimtar - Allahu na ruajtë! -, kthimi i tij është në

Zjarr prej të cilit nuk do të shpëtojë dhe qëndrimi i tij në të është i pafund!

Ne dëshmojmë se do të jetë në Xhenet, ai për të cilin i Dërguari i Allahut (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem) e ka dëshmuar këtë

Ata persona të veçantë prej sahabeve, për të cilët i Dërguari i Allahut (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem) ka dëshmuar se do të jenë në Xhenet, për ta

dëshmojnë edhe dijetarët e Hadithit si vërtetim të fjalës së të Dërguarit (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem) për atë që ka thënë dhe u ka premtuar atyre

(sahabeve). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk ka dëshmuar për ta se do të

jenë në Xhenet, vetëm pasi që e njohu këtë gjë dhe Allahu i Lartësuar i ka

treguar të Dërguarit të Tij ç’të donte prej të fshehtës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!