31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e qartësoi se zbukurimi në

formë dhe rroba është nga çështjet e dashura tek Allahu dhe nuk është nga

mendjemadhësia. Mendjemadhësia është cilësi e brendshme, ku gjurmët e saj

paraqiten në sjelljet e njeriut, dhe e nxit atë në mospranimin e së vërtetës dhe

në nënçmimin e njerëzve. Iblisi kur u paraqit mendjemadh para Ademit, alejhi

selam, e pengoi mendjemadhësia e tij që t’i bie në sexhde, dhe me atë ta

refuzon urdhrin e Allahut. Mendjemadhësia ishte sebepi që jobesimtarët i nxiti

t’i kundërshtojnë Pejgamberët e Allahut kur u erdhën me argumente të

qarta: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi,

edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi

i shkatërrimtarëve!”. Neml 14.

Mendjemadhin mendjemadhësia e pengon t’i lutet Zotit të vet dhe ta adhuron

Atë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!

Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më

adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!”. Gafir 60.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga pasanikët apo disa nga ata që

ju është dhënë pushtet, ta falin namazin apo namazin me xhemat nëpër xhami.

I sheh se xhamitë i kanë afër shtëpive të tyre, dhe e dëgjojnë ezanin për çdo

kohë, dhe mendjemadhësia nuk e len të shkon në xhami, dhe të del para

Allahut së bashku me të tjerët, ngase e sheh veten se është më i madh se të

tjerët.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa të mos punojnë komfor traditës së

të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ashtu si e përcjell imam

Muslimi nga Seleme ibën Ekva, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se një

njeri ka ngrënë te Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me dorën e majtë,

e i Dërguari i Allahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!”

Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi

asgjë përveç mendjemadhësisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë te

goja”.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga marrja e mësimit të dobishëm,

ashtu siç e cekin edhe disa nga të parët tanë se këtë dituri nuk e merr

mendjemadhi.

Të bërit mendjemadh para të vërtetës dhe para krijesave, e bën të detyrueshëm

ndëshkimin e llojllojshëm, edhe atë të shpejtë dhe të vonshëm.

Nga ndëshkimet më të mëdha është se mendjemadhit i largohet zemra e tij nga

udhëzimi. Allahu tha: “Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me

arrogance në Tokë”. Earaf 146, dhe tha: “Kështu ua vulos Allahu zemrat

mohuesve”. Earaf 101. Kurse në librat e hadithit ka ardhur se i Dërguari i

Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë se: “Në ditën e gjykimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!