31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

A është kafir ai i cili e lë faljen me

vetëdije.

“Dijetarët e Hadithit kanë rënë në kundërshtim në lidhje me lënien e

faljes së detyrueshme me qëllim e vetëdije prej muslimanit.” [9]

Imam Ahmed ibën Hanbel dhe një grup prej dijetarëve të selefëve (Rahimullah)

e kanë quajtur atë kafir dhe e kanë nxjerrë nga Islami për këtë shkak, duke u

bazuar në Hadithin e saktë:

“Ndërmjet robit dhe shirkut është lënia e faljes, kush e lë faljen, ka bërë

kufër.” [10]

Ndërsa imam Shafiu dhe shokët e tij, si dhe një grup tjetër nga dijetarët e

selefëve (Rahimullah), kanë shkuar në mendimin se ai nuk bëhet qafir nëse

vazhdon të besojë se namazi është obligim edhe pse ai meriton të vritet njësoj

si ai që del nga Islami (murted).

Këta e komentuan Hadithin e mësipërm, duke thënë se qëllimi është për atë që

e lë faljen duke e mohuar obligueshmërinë e saj, siç ka treguar Allahu i

Madhëruar për Jusufin (alejhi selam), se ai ka thënë:

“Me të vërtetë që unë e kam flakur tej fenë e popullit që nuk beson në

Allahun dhe që janë mosbesimtarë, mohues të jetës së përtejme.” [Jusuf:

37].

Në fakt ai nuk ishte përlyer me kufrin që t’a linte atë, por ai e la kufrin duke e

refuzuar e mohuar atë.

Veprat e njerëzve janë krijesa të

Allahut të Madhëruar.

Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit besojnë se veprat e njerëzve janë krijesa të

Allahut të Madhëruar, pa pasur pikë dyshimi në këtë dhe nuk e konsiderojnë

prej të udhëzuarëve në Fenë e Vërtetë atë që e kundërshton dhe e mohon këtë

fjalë.

Udhëzimi apo humbja janë në Dëshirën e

Allahut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!