31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shpëtuar e të fituar, pa e sprovuar me Zjarr, pa e dënuar për ato që ka bërë me

duart e tij dhe ia fshin ato atij.

E nëse Ai do, atëherë e dënon atë dhe e ndëshkon një farë kohe në Zjarr, por jo

përgjithmonë, sepse Ai do ta lirojë atë nga Zjarri dhe do ta nxjerrë nga ai, për ta

futur në begatitë e banesës së qëndrueshme.

Mësuesi ynë, Sehël ibën Muhamed (RahimehUllah) thoshte:

“Besimtari mëkatar edhe nëse dënohet me Zjarr, ai nuk do të hidhet në të

ashtu si hidhen qafirat, nuk do të qëndrojë në të, ashtu si do të qëndrojnë

ata dhe nuk do të brengoset në të, ashtu si brengosen ata.”

Kuptimi i kësaj fjale është se jobesimtari do të tërhiqet prej fytyre në Zjarr dhe

do të hidhet në të përmbys, me zinxhira, me pranga në duar e zinxhirë të rëndë

në këmbë. Ndërsa besimtari mëkatar, nëse sprovohet me Zjarr, ai do të hyjë në

Zjarr ashtu si hyn krimineli në burgun e kësaj dynjaje, pa u flakur në të dhe jo

përmbys.

Ndërsa kuptimi i fjalës së tij: “Nuk do të hidhet në Zjarr ashtu si hidhen

jobesimtarët”, është se trupi i jobesimtarit do të digjet i tëri dhe sa herë që i

digjet lëkura, do t’i shndërrohet me lëkurë tjetër, me qëllim që ta vuajë

dënimin.

Allahu i Lartësuar thotë: “Padyshim se ata të cilët mohuan Ajetet Tona, Ne

do t’i djegim në Zjarr. Sa herë që t’u piqet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë

atyre atë me lëkurë tjetër, që të mund ta shijojnë sa më shumë

ndëshkimin.” [En Nisa: 56].

“Ndërsa fytyrat e besimtarëve nuk do t’i përcëllojë Zjarri dhe as nuk do t’i

djegë pjesët e trupit të cilat binin në sexhde, sepse është e ndaluar për

Zjarrin të prekë pjesët e trupit, me të cilat bëhet sexhde.” [8]

Kuptimi i fjalës së tij: “Nuk do të qëndrojë në Zjarr, ashtu si qëndrojnë

jobesimtarët”, është se jobesimtarët do të jenë përgjithmonë në Zjarr dhe nuk

do të dalin kurrë prej tij, ndërsa prej besimtarëve mëkatarë, Allahu nuk do të

lerë askënd prej tyre përgjithmonë në Zjarr.

Kuptimi i fjalës së tij: “dhe nuk do të brengoset në Zjarr ashtu si brengosen

jobesimtarët”, është se jobesimtarëve u hiqet shpresa nga Mëshira e Allahut

dhe nuk presin asnjëherë qetësi e shlodhje.

Ndërsa lakmia e besimtarëve nuk ndërpritet asnjëherë për Mëshirën e Allahut

dhe fundi i të gjithë besimtarëve do të jetë Xheneti, sepse ata janë krijuar për të

dhe ai është krijuar për ta, si Mirësi nga Allahu dhe dhuratë prej Tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!