31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kam pyetur Muhamed ibën Muslim et Taifi dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Fudajl ibën Ijad dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Nafi’ ibën Umer el Xhumhi dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Kam pyetur Sufjan ibën Ujejneh dhe ai ka thënë:

“Imani është fjalë dhe vepër.”

Na ka treguar gjithashtu Ebu Amër el Hajeri: Na ka treguar Muhamed ibën

Jahja dhe Mahamed ibën Idris, si dhe kam dëgjuar El Humejdin të thotë: Kam

dëgjuar Sufjan ibën Ujejneh të thotë:

“Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet”

- Vëllai i tij, Ibrahim ibën Ujejneh i tha atij: “O Ebu Muhamed! A po thua që

imani pakësohet?!”

- Ai i tha: “Pusho o fëmijë! Po, pakësohet deri sa nuk ngel gjë prej tij.” [3]

Uelid ibën Muslim ka thënë: Kam dëgjuar El Euzain, Malikun dhe Seid ibën

Abdulaziz; që ta kundërshtojnë atë që thotë: “Imani është aprovim me fjalë,

pa vepër”[4] dhe pohojnë se nuk ka besim pa vepër.[5]

Them (autori): “Kush ka më shumë vepra dhe bindje të mira, ai e ka imanin

më të plotë se ai që ka më pak bindje e më shumë gjynahe, pavëmendësi e

humbje.”

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër

Muhamed ibën Ahmed ibën Bakauejh el Xhelab të thotë: Kam dëgjuar Ebu

Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën

Seid er Rabati të thotë: Më ka thënë Abdullah ibën Tahir: “O Ahmed! Ju i

urreni këta njerëz (murxhiet) pa i njohur ata, ndërsa unë i urrej ata ngaqë

i njoh. Gjëja e parë e keqe e tyre, është se ata nuk besojnë se duhet t’i

binden prijësave.”

E dyta është se ata thonë se besimi nuk ka kufi apo sasi (nuk shtohet e nuk

pakësohet).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!