31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Çdo gjë ka nderin e vet, ndërsa tubimet më të nderuara janë ato në të

cilat kthehesh nga Kibla (namazi me xhemat). Mos u falni pas imamit të

përgjumur dhe as pas atij që nuk është i pastër. Vriteni gjarpërin e

akrepin edhe nëse jeni duke u falur dhe mos e mbuloni murin me rrobe

(për ta zbukuruar nga mendjemadhësia)! Ai që sheh në librin e vëllait të tij

(atë që ka shkruar dhe e ka personale) pa lejen e tij, ai sheh në Zjarr. A

t’iu njoftoj për më të keqin tuaj?”

- Thanë: Po, o i Dërguari i Allahut! (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)

- Ai tha: “(Më i keqi prej jush) është ai i cili rreh robin e tij, pengon

ndihmën e tij dhe banon i vetëm (në shtëpi).”

A t’iu njoftoj për më të keqin se ky?! Është ai që i urren njerëzit dhe ata e

urrejnë atë!

A t’iu njoftoj për një më të keq se ky?! Ai që nuk pranon ndjesë, nuk pranon

justifikim (shfajësim) dhe nuk fal gabim.

A t’iu njoftoj për një më të keq se ky?! Ai prej të cilit nuk shpresohet ndonjë e

mirë dhe nuk ke siguri prej të keqes së tij.

Kush dëshiron të jetë më i forti i njerëzve, le të mbështetet te Allahu!

Kush dëshiron të jetë më i pasuri i njerëzve, le të jetë më i lidhur me atë që

është në Dorë të Allahut se sa me atë që është në dorë të njerëzve!

Kush Dëshiron të jetë më i nderuari i njerëzve, le t’i frikësohet Allahut!

Isai (alejhis-selam) është ngritur para popullit të tij dhe ka thënë: “O bijtë e

Israilit! Mos flisni me urtësi përpara injorantëve, sepse kështu i bëni

padrejtësi asaj (urtësisë) dhe mos ia ndaloni atë të zotëve të saj, sepse

kështu u bëni padrejtësi atyre! Mos bëni padrejtësi dhe mos e ndihmoni

zullumqarin, sepse kështu prishet simpatia për ju te Zoti juaj!”

E gjithë çështja është tre llojesh: “Çështje, drejtësia e të cilës është e qartë,

kështu që ndiqeni atë! Çështje, gabimi i të cilës është i qartë, kështu që

largojuni asaj! Dhe çështje në të cilën ka kundërshtim, kështu që lëreni

këtë në dorë të Allahut të Madhëruar!” [21]

__________________________________________

[1] - Është për qëllim vetë autori dhe kjo shprehje është e shkruajtësve të librit

prej dorëshkrimit, për të dalluar thënësin e fjalës.

[2] - Ai është Buhari tjetër dhe jo ai i Sahihut. E ka shoqëruar Buhariun një

kohë në kërkimin e dijes. Ka qenë thikah (i besueshëm), imam dhe zahid

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!