31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Kam dëgjuar Ebu Hasen el Kerzi të thotë:

Kam dëgjuar Ali ibën Abdulaziz të thotë: Kam dëgjuar Ebu Ubejd el Kasim ibën

Selam të thotë:

“Ai që kapet për rrugën e të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do

të jetë si ai që kap thëngjillin dhe ajo ditë është më e mirë për mua se

goditja me shpatë (rënia dëshmor) në Rrugën e Allahut!” [19]

Transmetohet nga El Eamash: Nga Ebi ed Duha: Nga Mesruku, se ky ka thënë:

Hymë te Abdullah ibën Mesudi dhe ai tha:

“O ju njerëz! Ai që di diçka, le ta thotë atë, ndërsa ai që nuk di, le të thotë:

Allahu e di më së miri, sepse prej diturisë është që kur nuk e di diçka të

thuash: Allahu e di. Allahu i Madhëruar i ka thënë të Dërguarit të Tij (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem):

“Thuaj (O Muhamed!): Unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për të (Kuranin)

dhe nuk jam prej atyre që shtiren dhe trillojnë gjëra të paqëna.” [20]

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Na ka treguar Ebu el Abas el Meakeli: Na ka

treguar Ahmed ibën Abdulxhebar el Utari: Më ka treguar babai im: Më ka

treguar Abdurrahman ed Dabi: Nga El Kasim ibën Urveh: Nga Muhamed ibën

Keab el Kuradhi, se ky ka thënë:

“Hyra te Umer ibën Abdulaziz dhe po vështroja te ai me një vështrim të thellë.

- Ai më tha: “Ti po më vështron me një shikim, me të cilin nuk më

vështroje kur unë isha në Medine.”

- I thashë: “Kjo për shkak se u habita.”

- Ai tha: “Çfarë të habiti?”

- Thashë: “Ndryshimi i ngjyrës tënde (të lëkurës), dobësimi i trupit tënd

dhe rënia e flokëve të tu!”

- Ai tha: “Si do të thoje nëse do të më shihje pas tri (vjetësh, ose për herë

të tretë), kur unë të jem në varrin tim dhe bebja e syrit të më ketë rënë në

mollëzën e faqes. Kur mishi i qafës të më rrjedhë si qelb nga goja, a nuk

do të ishte mosnjohja (apo habija) jote më e fortë? Më trego një Hadith të

cilin ma ke treguar një herë tjetër, nga Abdullah ibën Abasi!”

- Thashë: Më ka treguar Abdullah ibën Abasi (radijAll-llahu anhu), duke e

ngritur Hadithin te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ka

thënë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!