31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

- Ai tha: “Shtrëngo fenë e fëmijëve të shkollës fillore apo të beduinëve [13]

dhe harro çdo gjë tjetër përveç kësaj!”

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah: Na ka treguar Muhamed ibën Jezid: Kam

dëgjuar Ebu Jahja el Bezar të thotë: Kam dëgjuar Abas ibën Hamzah të thotë:

Kam dëgjuar Ahmed ibën Ebi el Havari të thotë: Kam dëgjuar Sufjan ibën

Ujejneh të thotë:

“Çdo gjë me të cilën Allahu ka cilësuar Veten e Tij në Librin e Tij,

komentimi i saj është ta lexosh dhe të heshtësh!” [14]

Na ka treguar Ebu el Husejn el Hafaf: Na ka treguar Ebu el Abas Muhamed

ibën Is’hak es Seraxh: Na ka treguar Ismail ibën Ebi el Harith: Na ka treguar el

Hejthem ibën Harixheh: Kam dëgjuar El Uelid ibën Muslim të thotë: Kam

pyetur El Euzain, Sufjanin (Eth Theuri) dhe Malik ibën Enes për këto Hadithe

që flasin për Cilësitë e Allahut dhe shikimin tek Ai në Ditën e Kijametit (prej

banorëve të Xhenetit)?

- Ata kanë thënë:

“Kalojini ashtu si kanë ardhur (në kuptimin e drejtpërdrejtë), pa pyetur

“Si”?” [15]

Imam Ez Zuhri, prijësi i imamëve dhe syri i dijetarëve në kohën e tij, ka thënë:

“Detyra e Allahut është sqarimi, detyra e të Dërguarit është publikimi,

ndërsa detyra jonë është nënshtrimi dhe dorëzimi.”[16]

Nga disa prej selefëve ka ardhur fjala: “Rrënjosja e Islamit nuk qëndron

veçse duke u dorëzuar plotësisht!” [17]

Na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejme: Na ka treguar gjyshi im, imam Ebu

Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme: Na ka treguar Ahmed ibën Nasër:

Na ka treguar Ebu Jakub el Hunejni: Na ka treguar Kethir ibën Abdullah el

Muzeni: Nga babai i tij: Nga gjyshi i tij, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Kjo Fe ka filluar e huaj (me pak njerëz) dhe do të kthehet e huaj, ashtu

si ka filluar. Lum për ata të huajtë?”

- Thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kush janë ata të huajtë?”

- Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ata janë ata, të cilët do të ringjallin

Sunetin tim pas meje dhe do t’ua mësojnë atë njerëzve.” [18]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!