31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

U themi atyre: “Ne nuk iu kemi ngarkuar ju që të mësoni se si vjen, por iu

ngarkojmë juve të besoni se Ai vjen. Nëse ndokush do të refuzonte ardhjen e

melekëve radhë-radhë, çfarë do të ishte për ju?”

Ata thonë: “Ai është kafir dhe përgënjeshtrues.”

Atëherë u themi: “Po ashtu, edhe ai që refuzon se Allahu i Madhëruar vjen,

është kafir, përgënjeshtrues.”

Gjithashtu Ebu Abdullah ibën Ebi Hafs në librin e tij [4] thotë: Ibrahim ibën el

Eshath ka thënë: Kam dëgjuar El Fudajl ibën Ijad të thotë:

“Nëse xhehmiu (refuzuesi i Cilësive të Allahut) të thotë: Unë nuk besoj te

ai Zot që del dhe e lë bosh vendin i Tij, atëherë ti thuaji: Unë besoj në Atë

Zot që bën ç’të dojë!” [5]

Pasimi i Sunetit dhe lënia e bidatit.

Jezid ibën Harun, në tubimin e tij ka transmetuar një Hadith për ëndërrat, të

Ismail ibën Ebi Halid: Nga Kajs ibën Ebi Hazim: Nga Xherir ibën Abdullah

(radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka

thënë:

“Ju do t’a shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni hënën kur është e plotë” [6]

- Një burrë prej të pranishmëve i tha atij: O Ebu Halid! Cili është kuptimi i këtij

Hadithi?

- Ai u nxeh dhe ktheu kurrizin, pastaj tha: “Ti i ngjan shumë Sabigut [7] dhe

ke nevojë për atë që u bë me të. Mjer ti! E kush mund t’a dijë se si do të

bëhet kjo! Dhe kujt i lejohet që ta tejkalojë këtë fjalë me të cilën ka

ardhur Hadithi, apo të flasë për të me fjalë nga vetja e tij, përveç atij që i

ka ikur mendja dhe që e nënçmon Fenë e tij?”

Kur dëgjoni thënien e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),

atëherë pasojeni atë dhe mos shtoni mbi të. Nëse ju do ta ndiqni atë dhe nuk

do ta diskutoni, atëherë do të shpëtoni, por nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të

shkatërroheni.”

Ndërsa historia e Sabigut, në të cilën Jezid ibën Haruni i tha pyetësit: “Ti i

ngjan shumë Sabigut dhe ke nevojë për atë që u bë me të!”, atë e

transmeton Jahja ibën Seid: Nga Seid ibën el Musejjib, se Sabig et Temimi vjen

te prijësi i besimtarëve, Umer ibën El Hattab (radijAll-llahu anhu) dhe i thotë:

O prijësi i besimtarëve! Më trego për ajetin: “Betohem për erërat që

shpërndajnë pluhur!” [Dharijat: 1].

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!