31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Nuk ka ditë më të mirë se ajo ditë në të cilën Allahu zbret në qiellin e

dynjasë!” Thanë: “E cila është ajo ditë?” Tha: “Dita e Arafatit.”[32]

Aisha (radijAll-llahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret në mes të muajit Shaban, në qiellin e dynjasë.

Zbret natën deri në fund të ditës tjetër dhe shpëton nga Zjarri aq

muslimanë sa qime ka këlyshi i qenit, cakton se kush do të bëjë Haxhin,

zbret rrizqet e vitit dhe nuk lë askënd pa falur përveç ndonjë idhujtari,

ndonjë që ka prerë lidhjet farefisnore, ndonjë që nuk respekton prindërit

dhe ndonjë që transporton fjalët.”[33]

Na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejmeh: Më ka treguar gjyshi im, imami

(Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh): Na ka treguar El Hasen ibën Muhamed

ez Zeaferani: Na ka treguar Ismail ibën Uljeh: Nga Hisham ibën Ed Dustuvai…

Zeaferani: - Imami (Muhamed ibën Is’hak) ka thënë: Dhe na ka treguar ez ‏(ح)‏

Na ka treguar Abdullah ibën Bekër es Sehmi: Na ka treguar Hisham ed

Dustuvai.

Na ka treguar gjithashtu ez Zeaferani: Na ka treguar Jezid –ibën Harun-: Më ka

treguar ed Dustuvai…

Skenderi: - Dhe na ka treguar Muhamed ibën Abdullah ibën Mejmun, në ‏(ح)‏

Na ka treguar El Uelid, nga el Euzai.

Të gjithë këta transmetojnë nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ata’ ibën Jesar: Më

ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij…

- Imami thotë: Na ka treguar gjithashtu Ebu Hashim Zijad ibën Ejub: Na ‏(ح)‏

ka treguar Mubeshir ibën Ismail el Halebi: Nga El Euzai: Më ka treguar Jahja

ibën Ebi Kethir: Më ka treguar Hilal ibën Ebi Mejmuneh: Nga Atai ibën Jesar:

Më ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij, ka thënë:

U kthyem nga Meka (në Medine) me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) dhe njerëzit filluan ti marrin atij leje (për të shkuar te familjet e

tyre). Ai po u jepte leje atyre, pastaj tha:

“Çfarë e gjeti pemën që u plasarit! A është ai që ndjek të Dërguarin e

Allahut, më i urrejtur tek ju, se ai tjetri (që nuk e ndjek)?!”

Pas kësaj nuk shihje njeri që të mos qante, ndërsa Ebu Bekër es Sidiku

(radijAll-llahu anhu) tha: “Ai që të kërkon leje pas kësaj fjale është i

pamend.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!