31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Seidi dhe Ebu Hurejra kanë dalë dëshmitarë të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) dhe unë dal dëshmitar i tyre, se ata të dy kanë dëgjuar të Dërguarin

e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë:

“Allahu pret sa të kalojë një e treta e parë e natës, pastaj zbret në qiellin

e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë mëkatar? A ka ndonjë që kërkon falje? A

ka ndonjë që më kërkon (diçka)? A ka ndonjë që më lutet? Deri sa të lindë

dielli.”[25]

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas eth

Thekafi: Na ka treguar el Hasen ibën es Sabah: Na ka treguar Shebabeh ibën

Suvar: Nga Junus ibën Ebi Is’hak: Nga Ebi Muslim el Aguri se ka thënë: Dal

dëshmitar për Ebi Seidin dhe Ebi Hurejrën, se ata të dy kanë thënë: Dërguari i

Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

” Allahu pret deri sa të vijë një e treta e natës, pastaj zbret te ky qiell dhe

urdhëron dyert e tij që të hapen. Pastaj thotë: A ka ndonjë që më kërkon,

ashtu që t’i jap atij? A ka ndonjë që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem

lutjes së tij? A ka ndonjë që më kërkon falje, ashtu që t’ia fal atij? A ka

ndonjë që është zënë ngushtë, ashtu që t’a ç’liroj atë? A ka ndonjë që më

kërkon ndihmë, ashtu që t’a ndihmoj atë? Vazhdon në këtë gjëndje derisa

të dalë drita, në çdo natë të dynjasë.[26]

Na ka treguar Ebu Muhamed ibën el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas –eth

Thekafi-: Na ka treguar Muxhahid ibën Musa dhe Fadël ibën Sehël: Na ka

treguar Jezid ibën Harun: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebi Is’hak: Nga el Aguri,

se ai ka dëshmuar për Ebu Hurejrën dhe Ebu Seidin, se ata kanë dëshmuar

për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), se ai ka thënë:

“Kur vjen një e treta e natës, I Lartëmadhëruari zbret në qiellin e dynjasë

dhe thotë: A ka ndonjë që kërkon falje, ashtu që t’i falet atij? A ka ndonjë

që kërkon, ashtu që t’i jepet ajo? A ka ndonjë që kërkon të pendohet,

ashtu që t’i pranohet pendimi?” [27]

Na ka treguar shejh Ebu Mensur ibën Himshad: Na ka treguar Ebu Ali Ismail

ibën Muhamed es Sifar në Bagdad: Na ka treguar Ebu Mensur er Ramadi: Na

ka treguar Abdurrazaku: Më ka treguar Meamar: Nga Suhejl ibën Ebi Salih:

Nga babai i tij: Nga Ebi Hurejra (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë dhe thotë: Unë jam

Mbreti! Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Kush është ai që më kërkon,

ashtu që t’i jap? Kush është ai që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes

së tij? Kush është ai që më kërkon falje, ashtu që ta fal atë? Vazhdon

kështu, deri sa të dalë drita e mëngjesit.”[28]

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!