31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kam lexuar në një letër të Ebu Bekër El Ismaili, të cilën ia dërgonte banorëve të

Xhijlanit dhe thoshte: Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë, siç thuhet

në Hadithin e saktë të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe në Fjalën

e Allahut të Lartësuar që thotë:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen

e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Dhe në Fjalën e Allahut:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Ne besojmë në të gjitha këto ashtu siç kanë ardhur, pa i përshkruar ato, sepse

nëse Allahu do të kishte dashur të na e sqaronte formën e tyre, atëherë do ta

kishte bërë këtë dhe atëherë ne do të qëndronim te ajo që do të thoshte Ai. Ne

nuk bëjmë si ai që përngjason (Cilësitë e Allahut me ato të krijesave) sepse

jemi të urdhëruar për këtë në Fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:

“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (O Muhamed!) Librin. Në të ka Vargje

plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit (urdhërat dhe ndalesat)

dhe Vargje të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu,

sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë

që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar fitneh (trazira etj.) dhe duke

kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta

përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: Ne

besojmë në të; i tëri (ajetet e qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Por

nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të

shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija Esh Shejbani, se ka dëgjuar Ebu Hamid

ibën esh Sharki të thotë: Kam dëgjuar Hamdan As Selmij dhe Ebu Daud El

Haffaf të thonë: Kemi dëgjuar Is’hak ibën Ibrahim el Handhali të thotë: Më ka

thënë princ Abdullah ibën Tahir: O Ebu Jakub! Në lidhje me Hadithin që ti

tregon prej të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Zoti ynë

zbret ç’do natë në qiellin e dynjasë.” [1] Si zbret Allahu? Thotë: Thashë:

“Allahu e forcoftë princin! Nuk thuhet për Allahun “Si?.” Por Ai zbret pa

ndonjë mënyrë që njohim ne!” [2]

Na ka treguar Ebu Jakub Is’hak ibën Ibrahim, i drejti, se gjykatës Mahbub

ibën Abdurrahman u ka thënë: Më ka treguar gjyshi im, Ebu Bekër Muhamed

ibën Ahmed ibën Mahbub, se Ahmed ibën Hamavejh ka thënë: Na ka treguar

Ebu Abdurrahman El Atekij, se Muhamed ibën Selam u ka thënë: Pyeta

Abdullah ibën el Mubarek për zbritjen e Allahut në natën e mezit të muajit

Shaban dhe Abdullahi tha: “O ti i pafuqishëm! Ai zbret çdo natë (dhe jo

vetëm në mes të Shabanit).” Një prej të pranishmëve tha: “O Ebu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!